23 August 2026, 13:41
Nga D.S
Rama në Pogradec
POGRADEC- Ka nisur prej dy orësh në rezidencën qeveritare në Pogradec takimi i kryeministrit Edi Rama me 12 drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.
Gjatë fjalimit hyrës që zgjati rreth një orë, kryeministri kërkoi leximin e dokumenteve strategjike “Besa” dhe “Prania Besnike”, ndërsa vuri theksin te shkrirja e disa bashkive, çka nxiti edhe debate me drejtuesit politikë të cilëve u kërkoi t'u shpjegojnë qytetarëve se ky proces do të sjellë shërbime më të shpejta.
Përveç kërkesës që dokumenti “Besa” t'u shpërndahet deputetëve, kryebashkiakëve e krerëve të degëve për të rritur praninë në komunitet, Rama u bëri thirrje drejtuesve të mendojnë që tani për emrat dhe figurat më afër qytetarëve për zgjedhjet lokale të vitit 2027, ndërsa kryetarëve të komisioneve u kërkoi më shumë aktivizim mediatik.
Mësohet se, takimi do të vijojë ditën e nesërme me praninë e ministrave dhe drejtorëve të agjencive kryesore, ku pas diskutimeve do të përpilohet një dokument me objektivat e synuara për vitin 2027. Mbledhja dyditore pritet të përmbyllet nesër rreth orës 17:00 me një fjalim përmbledhës të kryeministrit Rama drejtuar strukturave politike./Dosja.al
rama rama ne pogradec
Politike
23 August 2026, 11:22
D.S
Edi Rama
POGRADEC- Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbërritur në vilën qeveritare në Pogra...
Politike
23 August 2026, 11:11
D.S
Durres
DURRËS- Në kalatën lindore të Portit të Durrësit, ndërtimi vazhdon me ritme intensive. Pallatet 8-11 kat&eum...
Politike
23 August 2026, 11:02
D.S
pamje nga takimi
POGRADEC- Ka nisur grumbullimi i drejtuesve politikë të Partisë Socialiste në rezidencën qeveritare në...
Politike
23 August 2026, 09:47
D.S
foto ilustruese
KOSOVË- Një gjykatëse federale ka rrëzuar pezullimin e vendosur nga administrata amerikane për shqyrtimin e v...
Politike
23 August 2026, 07:32
D.S
Kryeministri Edi Rama
POGRDEC– Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë këtë të diel ministrat e kabinetit të tij qever...
Politike
22 August 2026, 17:36
E.d
Edi Rama dhe Jola Hysaj
VLORA- Delegacioni i Global Sumud Flotilla ka mbërritur ditën e sotme në Portin e Vlorës. Më...
Politike
22 August 2026, 16:50
E.d
Foto nga takimi
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në Tiranë, drejtuesit e institucioneve dh...
Politike
22 August 2026, 15:19
E. D
Avni Rustemi, Esad Toptani, Edi Rama, Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri këtë të shtun&...
Politike
22 August 2026, 15:28
E.d
Edi Rama
Mbi 80 ditë protesta në Shqipëri, nuk kanë pasur ndikim vetëm mbi bulevardin e tiranës në të cilin vë...
Politike
22 August 2026, 13:27
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për disa akte që Kryedemokrati i cilë...