LIVE UPDATES
Politike

'Territorialja'/ Eksperti i PS, Shkëmbi: Ende nuk ka një studim që të vlerësojë Reformën aktuale

Akuzave të opozitës se procesi është i njëanshëm, ai iu përgjigj duke thënë se ky është një debat për politikanët. 

11 October 2022, 09:41 Nga f.g
'Territorialja'/ Eksperti i PS, Shkëmbi: Ende nuk ka një
Pamje nga komisioni

TIRANE- Ka nisur mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale. Në mbledhjen e sotme pritet të bëhet miratimi i procesverbaleve për mbledhjet e datës 20 shtator dhe 3 tetor si dhe të paraqitet raporti paraprak i ekspertëve të mazhorancës. Në mbledhjen e sotme, ekperti i PS, Artan Shkëmbi paraqiti situatën e ndryshimeve territoriale duke vënë theksin te krijimi i një zone funksionale ndërsa tha se procesi është i ngjashëm me atë të vitit 2014. Akuzave të opozitës se procesi është i njëanshëm, ai iu përgjigj duke thënë se ky është një debat për politikanët. 

“Nëse miratimi i reformës territoriale u votua në 2014, zbatimi i saj u bë pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015. Në qeveri jo rastësisht ekzistonte dhe pozicioni Ministri i Shtetit për pushtetin lokal. Ky institucion u angazhua në ndjekjen e të gjitha zhvillimeve të pushtetit lokal, duke koordinuar të gjitha autoritetet vendase dhe partnere ndërkombëtare në realizimin e një pune konkrete në funksion të reformës territoriale të vitit 2014. Asokohe u krijuan projektet STAR 1 dhe STAR 2. U vendos buxhet në vitin 2015 për reformën territoriale, e cila u alokua përmes agjencisë për reformën territoriale, duke u angazhuar në mos ndërprerjen e shërbimeve në asnjë prej 61 bashkive të reja që u miratuan nga Kuvendi, duke përgatitur të gjithë proçesin e transferimit dhe zbatimit të ndryshimit të hartës territoriale.  Po ta shohësh procesin e zhvilluar tanimë është i ngjashëm si ai në vitin 2014. Sot jemi në kushtet kur hedhim hapin e tretë, por ne na mungon hapi i parë dhe i dytë. Kjo pamundëson rishikimin e hartës territorial dhe e kemi të vështirë të gjykojmë se si të ecet më tej. Ne jemi këtu në më shumë se tre muaj. Kemi dëgjuar shqetësimet që ka patur opozita. Janë shqetësimet të natyrshme. Opozita pretendon se miratimi i reformës është i njëanshëm për arsye politike, që reforma është e dështuar, apo që shpenzimet administrative janë rritur, apo që shërbimet janë përkeqësuar, autonomia financiare e cënuar, kompentencat e bashkive të vogla, banorët janë larguar nga bashkitë për mungesë përfaqësie…etj. Sigurisht ne si ekspertë nuk na intereson të shikojmë me këtë sy se sa këto deklarime i afrohen realitetit dhe sa një pjesë e tyre është deklarim politik. Ne duhet të japim opinionin tonë për këto vlerësime. Debati politik ju takon juve në këtë drejtim. Ajo që vlen për t’u përmendur është se edhe pas 7 vitesh, s’ka asnjë studim të plotë që të vlerësoj reformën territoriale, nëse do kishim do i ishim referuar atij dhe s’do kishte hapësira për debate”, tha Shkëmbi.

Diskutimi për miratimin e reformës territoriale vazhdon. PD kërkon një hartë të zgjeruar me 33 njësi të qeverisjes vendore të shtuara duke e çuar numrin e bashkive në 94 dhe uljen e qarqeve nga 12 në 6 dhe përcaktimin e tyre si rajone. PS është tërhequr nga qëndrimi fillestar për të mos ndryshuar hartën aktuale ndërsa pranon negociimin vetëm me grupin e Alibeajt që kërkon gjithashtu 94 bashki./Dosja.al

reforma territoriale 2022

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin