3 May 2026, 12:07
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës.
Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare.
"Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t'i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad.
Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s'ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s'ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s'më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë.
Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s'ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
3 May 2026, 11:42
I.A
Sali Berisha
DIBËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita shqiptare ka ndjekur një rrugë të vë...
Politike
3 May 2026, 11:31
I.A
Sali Berisha
DIBËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptare ka gjetur mbështetje të gjerë nd&eu...
Politike
3 May 2026, 11:20
I.A
Evi Kokalari
TIRANË- Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj Sali Berishës, pas skualifikimit tw saj nga gara për drejtimin e Partisë ...
Politike
3 May 2026, 10:00
I.A
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-në për gazin e lëngshëm jav&e...
Politike
2 May 2026, 21:14
E.d
Foto ilustruse
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetë...
Politike
2 May 2026, 15:44
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane ka sfiduar publikisht kreun e PD-së, Sali Berisha me një p&eum...
Politike
2 May 2026, 15:19
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Kongresmenët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler kanë prezantuar një rezolutë në Dhom&...
Politike
2 May 2026, 14:08
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Rama lidhur me situa...
Politike
2 May 2026, 13:57
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se me 8 maj do të jetë protesta e rradhës e opozitës.&n...
Politike
2 May 2026, 13:30
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar ashpër, pas deklaratave të kryedemokratit, Sal...