27 October 2025, 10:45
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se OSBE ka bërë një punë të jashtëzakonshme në raportin e fundit për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha theksoi se raporti i OSBE-s ka damkosur një farsë të shëmtuar zgjedhore zgjedhjet e 11 majit. Në fund, Berisha ka shpjeguar dhe arsyet se përse kanë bashkuar votat me maxhorancën për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale.
“Ne sot votuam ngritjen e këtyre dy komisioneve për dy arsye themelore. Së pari janë një seri e pafundme e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, të cilat ne i kemi pranuar dhe besojmë se janë të rëndësishme. OSBE/ODIHR ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe në raportin e fundit damkosi në mënyrë përfundimtare si një farsë e shëmtuar zgjedhore, zgjedhjet e 11 majit. Në këtë kontekst, ne ndjehemi të detyruar ndaj tyre që orientimet e drejta dhe rekomandimet e drejta, t’i kthejmë në ligj, ndonëse deklarojmë se në mënyrë absolute me Edi Ramën, shqiptarët nuk do votojnë kurrë si qytetarë të lirë.
Kjo është e vërteta. Së dyti, reforma territoriale ishte një antireformë, në të cilën u vendosën standardet e pabarazisë maksimale. Mjafton të rikujtoj këtu se qarku i Gjirokastrës me 120 mijë banorë ka 7 njësi, qarku i Tiranës me mbi 1 milion banorë ka 4 njësi. Sigurisht që ne do bëjmë gjithçka që këto padrejtësi maksimale të largohen, të anulohen dhe kjo me ndihmën e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
Pra, kjo është arsyeja se pse ne i votuam këto dy komisione, ndonëse me bindjen më të thellë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, me Edi Ramën nuk ka votë të lirë. Është vetëm vendimi i qytetarëve ai që do u rikthejë shqiptarëve votën. Është përpjekja e opozitës ajo që do u rikthejë shqiptarëve votën”, tha Berisha./Dosja.al
sali berisha seance plenare 27 tetor 2025
Politike
27 October 2025, 10:37
I.A
Redi Muçi
TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka denoncuar komisionin për Reformën Zgjedhore, ku parti...
Politike
27 October 2025, 10:32
M.L
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u përplas në Kuvend me deputetin Agron...
Politike
27 October 2025, 10:29
M.L
Brunilda Mersini
TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste nga qarku i Vlorës, Brunilda Mersini, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i sa...
Politike
27 October 2025, 10:26
I.A
Agron Shehaj
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj është shprehur kundër Reformës Zgjedhore ditën e sotme n&...
Politike
27 October 2025, 10:23
M.L
Foto nga Kuvendi
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në orën 10:00 në një seancë plenare q&eu...
Politike
27 October 2025, 10:18
I.A
Kuvendi
TIRANË- Projektvendimi për Reformën Territoriale është miratuar ditën e sotme. Që në nisje të sea...
Politike
27 October 2025, 10:15
I.A
Votimi
TIRANË- Projektvendimi për Reformën Zgjedhore është miratuar ditën e sotme. Që në nisje të seanc&e...
Politike
27 October 2025, 09:59
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë plenare që pritet të zgj...
Politike
27 October 2025, 09:37
M.L
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Kandidatja socialiste për Tiranën Ogerta Manastirliu po bën fushatë elektorale në shkelje të ...
Politike
27 October 2025, 09:03
M.L
Bledion Nallbati në SPAK
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, është parë sot në ambientet e Prokuroris&e...