31 August 2022, 10:45
Nga A.B
Armand Duka
TIRANË- Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka deklaroi ditën e sotme se është pro hapjes së basteve online. Gjatë dëgjesës publike të organizuar nga kryeministri Edi Rama, Duka tha se nëse do të rikthehet ligji i basteve paratë e fituara do të shkojnë për të ndëruar fusha në Tiranë. Po ashtu, ai theksoi se nuk beson se plani dy vjeçar do të sjellë begati pasi ka shumë punë për të bërë në fushën e sportit.
'Gjatë kësaj periudhe mbështetja nga ministria ka qenë shumë e mirë. Më bëhet qejfi kur tha kryeministri që ministrja ka kaluar në krahun tonë për punën e rifillimit të basteve. Në takimin e parë kur kam qenë në zyrë me ministren ishte skeptike. Bastet sportive luhen në të gjithë botën. Nuk po kërkojmë një gjë që nuk ekziston. Ato që luhen le të luhen në mënyrë të ligjshme. Në fund e çliron edhe ministrinë e Brendshme se nuk do merret, pasi do jetë e ligjshme. Duke përfituar nga ky takim që nuk është shumë i zakonshëm, do rikujtoj që sporti në përgjithësi, por edhe futbolli në veçanti, ka nevojë akoma më shumë se sa rikthimi i basteve.
Nëse do ta riktheni ligjin e basteve, ne do ti kalojmë për të ndërtuar fusha në Tiranë. Fatmirësisht duke qënë drejtues i Federatës, nuk kam nevojë që ta promovoj futbollin në Shqipëri. Unë nuk jam nga ato që besoj se plani dy vjecar do të na sjellë begati, kemi shumë punë për të bërë, të klubeve e ekipeve të futbollit, asnjë të mos ketë iluzione që mund të zhvillojë sportin pa mbështet qeveritare. Ne jemi i vetmi vend që nuk kemi një ligj që incentivon sponsorizimin në sport. Janë shumë vende para nesh, më vjen turp, po nuk e di që kanë bërë gjëra më të mira se ne. Përvec basteve duhen parë dhe ligje të tjera, kënaqesh kur shikon një kampion europe, për mua është krenari që kam në krah një kampion europe. Nuk e di nëse të tjerët e mbështesin nismën tonë. '- tha Duka.
armand duka rikthimi i basteve sportive
Politike
31 August 2022, 10:25
A.B
Fidel Ylli
TIRANË- Presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli u kërkoi sportistëve që të thonë...
Politike
31 August 2022, 10:30
F.M
Edi Rama
Edi Rama: Ministri i Brendshëm është këtu se kjo kornizë që kemi e ka përfshirë fuqimisht policinë p&...
Politike
31 August 2022, 10:25
A.B
Fildel Ylli
TIRANË- Presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli kërkon rikthimin e basteve sportive. Gjat&eum...
Politike
31 August 2022, 10:25
F.M
Edi Rama: Kjo ftesë për ta bërë këtë dëgjesë publike është rezultat i një presioni pozitiv që publ...
Politike
31 August 2022, 10:07
A.B
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur se Qeveria ka miratuar një projektligj për sulmet kib...
Politike
31 August 2022, 10:01
A.B
Belinda Balluku
TIRANË- Janë liruar nga detyra dy zëvendës ministra. Lajmin e ka bërë të ditur ditën e sotme zë...
Politike
31 August 2022, 09:33
A.B
Edi Rama
TIRANË- Sot mund të komunikohet nga ministrat vendimi i shkarkimit nga detyra të Drejtorit të Policisë së Shtetit, G...
Politike
31 August 2022, 08:21
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të rikthejë në vëmendje lotaritë sportive, të cilat 4 vite më par&eu...
Politike
30 August 2022, 20:43
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se me të ardhur në pushtet do të rrisë rrogat...
Politike
30 August 2022, 20:09
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Xhorxh Soros është mburoja e vjedhjeve më t&...