24 July 2023, 10:01
Nga A.B
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas fitores së Edison Memollës në Bashkinë e Rrogozhinës. Veliaj ka falënderuar të gjithë qytetarët teksa thekson se “demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas”.
Faleminderit nga zemra qytetarëve të Rrogozhinës, të majtë e të djathtë, që na dhanë një mbështetje përtej pritshmërive tona më optimiste!
Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën ‘përça e sundo’ e ‘mish për top’ kundër Perëndimit! Demokratët nuk janë armiqtë tanë, ata nuk janë Saliu, familjet e tyre nuk vrasin e vjedhin, nuk i hapin luftë qytetërimit, nuk jetojnë duke shqyer tjetrin. Demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas! Këtë mesazh e lexuam qartë e do t'ju shërbejmë me përulësi të gjithëve!
Ky është një rezultat i cili i jep përgjigje të gjithëve. Dhe i jep fund përpëlitjeve absurde nga njerëz që duan të përdorin votën për t'u mbrojtur nga zullumet që kanë kryer. Qytetarët e Rrogozhinës nuk e hanë presionin nga askush. As nga xhepat e thellë as nga gojët e thella. Qytetarët e Rrogozhinës duan njerëzit që punojnë, jo ata që përfitojnë. Ky është mesazhi, ky është mandati që na dhanë. Puna! Kësaj do i dalim për zot! Punë të mbarë Edisonit e skuadrës sonë aty!
Memolla fitoi me 6658 vota, ndërsa kundërshtari i tij Shkëlqim Hoxha mori 4906 vota.
Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e KAS për njohjen e tyre. Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha, kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të PS-së Edison Memolla. Në kutinë e burgut, e cila u numërua e fundit, nga 92 vota, 80 ishin në favor të Memollës./Dosja.al
zgjedhjet ne rrogozhine erion veliaj
Politike
24 July 2023, 09:47
A.B
Edison Memolla
RROGOZHINË- Fituesi në zgjedhjet e 24 korrikut, Edison Memolla ka mbajtur një fjalim për mediat pas përfundimit t&e...
Politike
24 July 2023, 08:20
A.B
Dy kandidatet
RROGOZHINË- Që prej mesnatës po vijon numërimi i 54 kutive të votimit që do të zgjedhin kryetarin e bashki...
Politike
24 July 2023, 07:16
A.B
Petro Koci
TIRANË-Deputeti socialist Petro Koçi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Ed...
Politike
24 July 2023, 07:07
A.B
Foto ilustruese
RROGOZHINË-Prej orës 23:00 ka nisur numërimi i kutive të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës. Numëri...
Politike
23 July 2023, 22:46
m.s
qendra ku do te numerohen votat
RROGOZHINË- Pas përfundimit të dorëzimit të kutive, pritet që numërimi i fletëve t...
Politike
23 July 2023, 19:47
m.s
kutite e votimit te Rrogozhines
RROGOZHINE- Kutitë e para të votimit të zgjedhjeve të zhvilluara këtë të diel për k...
Politike
23 July 2023, 19:10
m.s
Zgjedhje ne Rrogozhine
RROGOZHINË- Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit, për të zgjedhur kryeb...
Politike
23 July 2023, 18:08
m.s
foto ilustruese
RROGOZHINË- Edhe një orë ka mbetur që qytetarët në Rrogozhinë të shprehin vullnetin e tyre me vot&...
Politike
23 July 2023, 17:21
m.s
Qytetari qe denoncon
RROGOZHINË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, mesazhin...
Politike
23 July 2023, 16:06
m.s
zgjedhjet ne Rrogozhine
RROGOZHINË- Teksa na ndajnë tre orë nga mbyllja e votimeve për bashkinë e Rrogozhinës, pjesëmar...