20 March 2025, 22:59
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se marrëveshja ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë mund të zgjerohet, pasi Bullgaria ka shprehur interes për t’iu bashkuar në një të ardhme të afërt. Sipas tij, kjo iniciativë fillimisht u diskutua në Zagreb vitin e kaluar, ku u hodh ideja e një marrëveshjeje trilaterale, por pa përjashtuar mundësinë që vende të tjera të rajonit t’i bashkohen më vonë.
“Iniciativa për këtë marrëveshje u ngrit gjatë vizitës sime në Zagreb verën e kaluar, kur diskutova me ministrin Nanoshië. Ne e konsideruam mundësinë e një bashkëpunimi trilateral duke përfshirë edhe Shqipërinë, por gjithmonë duke lënë të hapur derën për vendet e tjera të rajonit që ndajnë vlera të përbashkëta Euroatlantike”, tha Maqedonci.
Ai tha se kjo marrëveshje nuk synon të kërcënojë askënd, por të rrisë bashkëpunimin mes vendeve të rajonit që kanë interesa të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Nuk është synim i kësaj marrëveshjeje që të kërcënojë askënd, por të forcojë bashkëpunimin rajonal mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera dhe interesa strategjike. Kjo është një nismë për stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Maqedonci në emisionin CONTEXT.
Ministri konfirmoi se janë në kontakt me vende të tjera të NATO-s dhe se Bullgaria është një ndër shtetet që mund të bëhet pjesë e kësaj marrëveshjeje shumë shpejt.
“Ministrja Nushiç ka theksuar para nënshkrimit të marrëveshjes në Shqipëri se edhe Bullgaria mund të bëhet pjesë e kësaj iniciative në një të ardhme të afërt. Por ne mbetemi të hapur edhe për vende të tjera që duan të jenë pjesë e këtij bashkëpunimi”, tha Maqedonci.
maqedonci
Politike
20 March 2025, 22:57
r.ll
soko, blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka debatuar me bashkëkryetarin e Nisma T...
Politike
20 March 2025, 22:53
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes p...
Politike
20 March 2025, 22:53
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur disa pyetjeve me shkrim të dërg...
Politike
20 March 2025, 22:45
r.ll
lala, gjici
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar se ish kryebshkiaku i Kukës, Safet Gjici, është në gjendje të...
Politike
20 March 2025, 22:43
N.F
Qori
TIRANË- Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, ka komentuar atë që ai e quajti “fenomeni Sula”. Qori ftuar n&eum...
Politike
20 March 2025, 22:42
r.ll
lala, veliaj
TIRANË- SPAK po kryen hetime për disa telefonatë që kryebashkiaku Veliaj ka kryer ndërsa transportohej nga paraburgi...
Politike
20 March 2025, 22:40
r.ll
xoxa,xama, veliaj
TIRANË- Gazetarja Ola Xama deklaroi se kompani si “One Comunication” janë në lupën e SPAK-ut për mar...
Politike
20 March 2025, 22:25
N.F
Qori
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka folur në lidhje me parlamentin e ardhshëm pas zgjedhjeve të 11 m...
Politike
20 March 2025, 22:26
r.ll
lala, veliaj
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje nga qëndrimi i Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit. E ftuar n&eum...
Politike
20 March 2025, 22:23
r.ll
ilir alimehmeti
TIRANË- Kandidati për deputet në PD, Ilir Alimehmeti, foli për zhvillimet e fundit dhe përplasjet Veliaj-Rama p&e...