15 July 2024, 20:41
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm akuzoi ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën se bën avokatin e Kreut të SPAK, Altin Dumani sepse është i kapur duke porositur vrasje. Gjithashtu Kreu i PD-së u shpreh se Taulant Balla është njeriu me tre telefona të koduar dhe është bashkëbiseduesi më i shpeshtë i bandave në Shqipëri dhe Europë.
"Sot, Tualet Balla u ngrit dhe kërcënoi duke bërë avokatin e Dumanit. Po a e dini ju pse o zotërinj?
Se Taulant Balla është njeriu me tre telefona të koduar. Është bashkëbiseduesi më i shpeshtë i bandave në Shqipëri dhe Europë. Është i akuzuar se ka porositur vrasje. Rëndojnë mbi të dyshimet për vrasje. Të atyre që zbuluan se kishte porositur një vrasje tjetër. Sonte, në këtë debat që u zhvillua, duhet t’u shtroj një pyetje shqiptarëve: si ndjeheni ju vetë kur Altin Zamani, Altin Mercenari i vë hekurat Ilir Beqës për 120 mijë euro shpërdorime dhe vjedhje të fondeve të BE dhe nuk ngre asnjë padi për 300 milionë euro të sterilizatorëve, të analizave, të laboratorëve? A nuk ndjeheni ju se për këtë mercenar ju nuk jeni as qytetarë të dorës së dytë, por të dorës së fundit dhe jo tokësorë?
Sigurisht abuzimi me 120 mijë euro është i rëndë dhe duhet të ndëshkohet në mënyrë të merituar. Por abuzimi me 300 milionë euro që amnistohet nga mercenar Dumani, Dumani meriton po atë burg që meriton Beqja që mbron.
Miqtë e mi, po ndalem në këtë rast se ky është turpi, faqja e zezë e Altin Dumanit. Le të ndalemi pak, ju o lakej që i thurni lavde Dumanit. Me të njëjtat tendera, Ilir Beqja dhe Mirela Kumbaro tenderojnë të dy të njëjtën procedurë, të njëjtën konferencë, të njëjtën drekë. Por me një dallim, Mirela nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, paguan për këto shërbime 310 mijë euro. Beqja paguan nga paratë e donatorëve 120 mijë euro. Beqja arrestohet, Mirela lavdërohet," tha Berisha.
sali berisha
Politike
15 July 2024, 20:39
M.B
TIRANA- Vijon e ende në orën 20:40 të kësaj mbrëmjeje seanca plenare në Kuvend. Pas raportimeve nga drejtuesit e institucio...
Politike
15 July 2024, 20:31
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve posh...
Politike
15 July 2024, 20:22
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimit e tij të përnatshëm para mbështetësve pos...
Politike
15 July 2024, 19:48
M.B
Kyriakos Mitsosotakis dhe Fredi Beleri
TIRANA- Në Shqipëri, ish kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, u nis sot ...
Politike
15 July 2024, 19:34
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Këshilli Evropian miratoi të hënën një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të mb...
Politike
15 July 2024, 18:02
M.B
Naureda Llagami
TIRANA- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka raportuar sot në Kuvend lidhur me ecurinë...
Politike
15 July 2024, 17:49
M.B
Artur Metani
TIRANA- Kreu i ILD-së, Artur Metani ka raportuar sot në Kuvend lidhur me ecurinë e punës së institucionit që...
Politike
15 July 2024, 17:46
M.B
Olta Xhaçka
TIRANA- Afatet e parashikuara për përfundimin e punimeve parlamentare për këtë sesion dhe afati i zbardhje...
Politike
15 July 2024, 16:52
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të depu...
Politike
15 July 2024, 16:51
I.A
Artur Metani
TIRANË- Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka raportuar punën e institucionit q...