3 May 2024, 12:31
Nga I.A

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato ka marrë pjesë në aktivitetin e prezantimit të strategjisë së menaxhimit të financave publike. Gjatë fjalës së tij Gonzato theksoi se menaxhimi i financave publike është thelbësore për integrimin në Bashkimin Evropian.
Sipas tij kjo është një çështje e politik bërjes por dhe të llogaridhënies, pasi është element i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Ende nuk dihet se kujt i është drejtuar ambasadori me këtë mesazh, por ditët e fundit një skandal ka prekur Bashkinë Tiranë për vjedhjen e tenderave nga drejtorët e Veliajt.
"Inkurajoj pjesëmarrësit dhe kryesisht përfaqësuesit e Shoqërisë Civile që të marrin pjesë në formë aktive dhe të ofrojnë kontributet e tyre për këtë dokument kaq të rëndësishëm ndoshta në formë të drejtpërdrejtë apo përmes platformës së konsultimeve. Është dashur pak kohë që të përfundohet ky dokument. Puna bashkërenduese do të jetë shumë e rëndësishme. Në fillim kur u fol për këtë gjë unë mendova obobo do të jetë një gjë tejet teknike, është teknike, por nuk është teknokratike.
Është një çështje që qëndron në thelb të politik bërjes por edhe të llogaridhënies, element i rëndësishëm për të ardhmen sepse ofron bazën, themelet për politikat e shëndetshme makrofiskale përcaktojnë edhe rregullat me anët të të cilave burimet u ofrohen fushave të ndryshme, politikave të ndryshme apo investimeve përcakton edhe mënyrën se si arrihen këto burime financiare, për shembull me anën e tatimeve, doganave, borxhit publik, të gjitha këto do duhet të bëhen në formë transparente dhe me llogaridhënien e duhur. Kjo është arsyeja se përse menaxhimi i financave publike është në thelb të procesit të integrimit evropian sepse kjo lloj strategjie prek shumë kapituj si për shembull kapitulli që ka të bëjë me refo9rmën në administratën publike, pika nr.2 për kontrollet e brendshme edhe financiare, tatimet, doganat, kapituj nga më të ndryshmet, disa prej tyre janë pjesë e grup kapitujve themelorë. Kjo tregon se sa të rëndësishme juanë reformat," tha Gonzato.
Afera e dosjes 5D Konstruksion, ka nxjerr hapur se si të besuarit e Veliajt në Bashkinë Tiranë, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë vjedhur miliona euro nga tenderat e hapura nga Bashkia Tiranë me taksat e qytetarëve. Nga ky hetim janë vënë në pranga 3 drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë Tiranë, ndërkohë që GJKKO ka urdhëruar SPAK-un që të hetojë dhe kryebashkiakun Veliaj. Nën hetim nga SPAK për korrupsion janë dhe 2 drejtoresha të Bashkisë Tiranë Eglantina Zëre dhe Debora Keçi.
silvio gonzato erion veliaj
Politike
3 May 2024, 12:15
I.A
Berisha dhe Malltezi
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi të rrëzojë një tjetër kërkesë...
Politike
3 May 2024, 12:03
I.A
Punonjesit
TIRANË- Një video e publikuar ditën e sotme tregon punonjësit e Bashkisë së Tiranës teksa po mbjell...
Politike
3 May 2024, 11:57
M.B
Lulzim Basha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha, ka dalë sot në një konferencë për shtyp...
Politike
3 May 2024, 11:13
M.B
Ulsi Manja dhe Agron Shehaj
TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për mediat pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian &Ccedi...
Politike
3 May 2024, 11:00
M.B
Ulsi Manja
TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një deklaratë për mediat, tha se një Kod i ri Penal ës...
Politike
3 May 2024, 10:39
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka dalë sot n&...
Politike
2 May 2024, 15:23
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm drejtuesit politikë të Partisë Socialiste n&eu...
Politike
3 May 2024, 10:00
M.B
Edi Rama
GJERMANIA- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me Zëvendëskancelarin gjerman, Robert Habeck, do...
Politike
3 May 2024, 09:52
M.B
Protesta e gazetarëve
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një postim në rrjetet sociale dedi...
Politike
2 May 2024, 22:20
r.ll
ola xama
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u thirr në SPAK me urdhër të prokurorit Dritan Prençi, i cili heton ...