LIVE UPDATES
Politike

Meta: Problemi nuk janë pagat e larta të gjyqtarëve, por rritja e korrupsionit

Ai tha se vonesat e pagave janë me dashje dhe jo nga padijenia dhe sipas tij, kallëzimi në SPAK i Ministrit të Financave dhe zyrtarëve të tjerë është shumë i drejtë dhe madje i vonuar.

12 September 2026, 17:12 Nga E. D
Meta: Problemi nuk janë pagat e larta të gjyqtarëve, por rritja e
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se problemi nuk janë pagat e larta të gjyqtarëve, por rritja e korrupsionit. Duke folur në një intervistë për “Syri.net”, Meta u pyet për konfliktin mes qeverisë dhe gjyqtarëve, ku tha ky nuk është problem i nivelit të pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve por pamundësia e tyre për të goditur në zemër sistemin kriminal ekonomike, garanti i së cilit, është Edi Rama

Ai tha se vonesat e pagave janë me dashje dhe jo nga padijenia dhe sipas tij, kallëzimi në SPAK i Ministrit të Financave dhe zyrtarëve të tjerë është shumë i drejtë dhe madje i vonuar.

Pjesa e pare:

Pyetje: Z. Meta ditët e fundit u përshkallëzua edhe një konflikt i pandodhur më parë si ai midis gjyqtarëve dhe Qeverisë për çështjen e pagave, që solli edhe bojkot të administratës gjyqësore dhe mungesë shërbimesh ndaj qytetarëve. Si e gjykoni?

Ilir Meta: Në një shtet ku Kushtetuta ekziston vetëm si dokument dhe shkelet çdo ditë nga një Kryeministër i papërgjegjshëm kjo ishte e pritshme dhe nuk është konflikt për çështje financiare por me synimin për të poshtëruar sistemin gjyqësor dhe për t’i kujtuar atij se është ky që ua ngre ose ul pagat, apo që edhe mund t’i lërë pa paga.

Është konflikt i provokuar me dashje nga kreu i organizatës kriminale, që kërkon nënshtrim total të gjyqësorit.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të padiskutueshme për t’u zbatuar nga çdo institucion, pavarësisht nga përmbajtja e tyre, e cila mund të jetë e diskutueshme.

Po kështu, edhe afatet janë të detyrueshme të respektohen me rigorozitet. Ndaj ka vetëm një përgjegjës kryesor se përse Kuvendi nuk i dha zgjidhje çështjes deri më 31 korrik dhe ky është Edi Rama. Por jo pak përgjegjësi kanë Ministri i Financave, Kryetari i Kuvendit dhe të gjithë ata që kishin përgjegjësi për ta vendosur këtë çështje në rendin e ditë së kalendarit të Kuvendit në kohën e duhur, në mënyrë që më 31 korrik të kishte hyrë në fuqi.

Këto vonesa janë me dashje dhe jo nga padijenia. Ndaj kallëzimi në SPAK i Ministrit të Financave dhe zyrtarëve të tjerë është shumë i drejtë dhe madje i vonuar. Por ky konflikt pati vetëm një të “mirë” pasi shqiptarët kuptuan se janë ata që paguajnë për gjyqtarët, prokurorët dhe administratën gjyqësore në këtë vend.

Pra nuk paguajnë amerikanët, europianët dhe të huajt. Sepse ishte krijuar me qëllim një perceptim i rrejshëm sikur këta dhe sidomos specialët e SPAK-ut dhe GJKKO, paguheshin nga të huajt për të justifikuar shpesh vendimet e tyre arbitrare jo transparente dhe të paarsyetuara sipas Kushtetutës tonë dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Ndaj edhe detyrimi i tyre është vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë dhe askujt tjetër.

Ky detyrim përmbushet vetëm me transparencë të plotë, ndershmëri dhe rezultate konkrete. Problemi ynë nuk janë pagat e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por fatkeqësisht rritja në progresion gjeometrik e korrupsionit dhe mosparandalimi i tij dhe gjakderdhjes financiare. Kjo ka ardhur si shkak i pengmarrjes së segmenteve të SPAK, GJKKO dhe “Drejtësisë së Re” nga Edi Rama deri tani.

Ndaj përderisa që më 2016 u ra dakord me marrëveshje që pagat e sistemit gjyqësor do të ishin favorizuese kjo çështje nuk mund të diskutohet fare tani dhe duhet zbatuar urgjentisht. E vetmja çështje për diskutim është efikasiteti i SPAK dhe GJKKO por edhe gjithë sistemit të drejtësisë në parandalimin e korrupsionit skizofrenik, që ndodh çdo ditë.

Sepse ky favorizim i gjyqësorit në sistemin e pagave u bë me kushtin që të luftohej realisht korrupsionit, ndërsa faktet tregojnë të kundërtën, rritje skandaloze të korrupsionit dhe dominim si kurrë më parë të krimit të organizuar edhe në jetën ekonomike të vendit përmes pastrimit galopant të parave nga trafiku i drogës dhe korrupsionit, ku të gjitha lejet e ndërtimit firmosen nga Edi Rama. Ndiqni kursin në rënie pikiatë të euros dhe dollarit dhe çdo gjë është e qartë. Si mund të forcohet leku kur industria, bujqësia dhe prodhimi vendas janë në rënie të pandalshme?

Ndaj nuk është problem i nivelit të pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve por pamundësia e tyer për të goditur në zemër këtë sistem kriminal ekonomike, që ka një garant të provuar, i cili është Edi Rama, që bllokoi edhe rrogat e tyre për t’i bullizuar më tej. Ndërsa dje qytetarët prisnin të hynin në SPAK, Ermal “Raketa” dhe Roni Mashtruesi, panë të dilte deputeti opozitar, Luan Baçi, i thirrur për një çështje ordinere të shpikur nga një shpifës ordiner./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin