12 September 2026, 13:08
Nga I.A

TIRANË- Agjencia amerikane për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) ka zyrtarizuar marrëveshjen për një hua direkte prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë, në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak (FMF).
Sipas njoftimit të DSCA-së, financimi synon të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe rritjen e kapaciteteve të vendit për të kontribuar në sigurinë e përbashkët të NATO-s.
Marrëveshja është realizuar në bashkëpunim me Departamentin amerikan të Shtetit. Sipas autoriteteve amerikane, huaja do t’i mundësojë Shqipërisë financim me kosto të ulët dhe kushte fleksibël për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.
Fondet do të përdoren për pajisje dhe shërbime të prodhuara nga industria amerikane e mbrojtjes, duke synuar edhe rritjen e ndërveprueshmërisë së Forcave të Armatosura shqiptare me ato të aleatëve të NATO-s.
Pas publikimit të marrëveshjes ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili e cilësoi financimin si një tjetër tregues të besimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë.
“Ky është më shumë se financim. Është besim, partneritet strategjik dhe investim në sigurinë e së ardhmes”, deklaroi Nufi.
Sipas ministrit, huaja prej 302 milionë dollarësh do të ndihmojë në modernizimin e Forcave të Armatosura dhe në rritjen e kontributit të Shqipërisë në sigurinë e përbashkët të NATO-s./Dosja.al
dsca ermal nufi
Politike
12 September 2026, 12:35
I.A
Policia
DURRËS- Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Durrës, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur dhe mbante armë zjar...
Politike
12 September 2026, 11:13
I.A
Mediu, Lance Gooden dhe Berisha
SHBA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar në Dallas një takim me kongresmenin republi...
Politike
12 September 2026, 10:33
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e tij për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hag&eu...
Politike
11 September 2026, 22:42
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka pranuar se një prej problemeve kryesore në sistemin shëndetësor ësht&eum...
Politike
11 September 2026, 22:01
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur për Ergys Agasin dhe raportin e tij me të. Duke folur në podkastin e tij ...
Politike
11 September 2026, 21:34
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e kundërshtarëve për pjesëmarrje t&...
Politike
11 September 2026, 21:19
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për ish-presidentin Ilir Meta, tha se ai ishte një talent që nuk e mbajti ...
Politike
11 September 2026, 21:17
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka ndërmend ta zgjedhë vetë pasardhësin e tij në krye të Par...
Politike
11 September 2026, 21:12
E. D
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për çështjen e Belinda Ballukut dhe vendimin për pezullimin e saj nga detyra. Du...
Politike
11 September 2026, 21:03
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, tha se ...