LIVE UPDATES
Politike

Ministeriali i Tiranës për Korridorin VIII/ Spiropali: Aset strategjik për ndërlidhjen dhe sigurinë evropiane

Në fjalën e saj në Ministerialin për Korridorin e VIII që po mbahet sot në Tiranë, Spiropali u shpreh se, ky projekt nuk lidhet vetëm me asfaltin dhe hekurudhat dhe se është ndërlidhja e munguar lindje–perëndim e Ballkanit Jugor.

18 February 2026, 10:41 Nga D.S
Ministeriali i Tiranës për Korridorin VIII/ Spiropali: Aset strategjik
 Korridori VIII

TIRANË-  Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi se, Korridori VIII nuk është thjesht një investim,por një domosdoshmëri strategjike. Në fjalën e saj në Ministerialin për Korridorin e VIII që po mbahet sot në Tiranë, Spiropali u shpreh se, ky projekt nuk lidhet vetëm me asfaltin dhe hekurudhat dhe se është ndërlidhja e munguar lindje–perëndim e Ballkanit Jugor.

Të pranishëm në sesionin qendror janë edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Punët e Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, Ministri i Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timčho Mucunski, Zëvendës Ministër i Jashtëm i Bullgarisë, Nikolay Pavlov, dhe Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Octavian Şerban.

Fjala e Spiropalit:

"Të nderuar kolegë, Shkëlqesi, Zonja dhe zotërinj, Mirë se erdhët në Tiranë. Është kënaqësi t’ju kemi sot këtu, në një takim që nuk lidhet thjesht me një vijë në hartë, por me formën e së ardhmes së rajonit tonë.

Korridori VIII është ndërlidhja e munguar lindje–perëndim e Ballkanit Jugor. Ai lidh Adriatikun me Detin e Zi, tregjet me tregjet dhe rajonin tonë me zemrën e Europës. Dy mijë vjet më parë, Via Egnatia arriti pikërisht këtë: lidhi portet, qytetet dhe njerëzit në të njëjtën hapësirë gjeografike. Sot, nuk po shpikim diçka të re. Ne thjesht po përfundojmë një detyrë që historia e ka përcaktuar tashmë për ne: ta bëjmë këtë pjesë të Europës realisht të ndërlidhur.

Sepse ndërlidhja nuk lidhet vetëm me asfaltin dhe hekurudhat. Ndërlidhje do të thotë mundësi. Do të thotë qëndrueshmëri. Dhe, në Europën e sotme, nënkupton edhe siguri. Më lejoni ta nis me një mesazh të thjeshtë. Shqipëria nuk po pret që Korridori VIII të ndodhë. Ne tashmë po e ndërtojmë atë. Në të gjithë vendin, korridori është në qendër të strategjisë sonë kombëtare të transportit. Ne kemi një portofol projektesh prioritare me vlerë mbi dy miliardë euro dhe shumica e tyre janë tashmë të gatshme për zbatim.

Në sektorin hekurudhor, linja Durrës–Rrogozhinë po avancon me financim evropian. Punimet inxhinierike për segmentin pasues drejt Pogradecit kanë nisur. Ndërkohë, linja e re hekurudhore që lidh Tiranën me Durrësin dhe aeroportin ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit. Në sektorin rrugor, segmentet kryesore nga porti drejt kufirit lindor janë në ndërtim ose në faza të avancuara përgatitore. Në sektorin e energjisë, interkonjeksioni 400-kilovolt me Maqedoninë e Veriut, që ndjek gjurmën e korridorit, është pranë përfundimit.

Pra, porta perëndimore e Korridorit VIII nuk është më një ide. Ajo është një paketë projektesh konkrete në terren, me financim, kontrata dhe afate të përcaktuara. Për shumë vite, Shqipëria është konsideruar hallka e dobët e këtij korridori. Sot, Shqipëria po bëhet një nga nyjet e tij më të besueshme. Sot jemi mbledhur në një moment kur Europa po rivlerëson prioritetet e saj. Zgjerimi është rikthyer në qendër të debatit europian.

Zinxhirët e furnizimit po riformësohen. Dhe lufta është rikthyer në kontinentin tonë. Në këtë mjedis, infrastruktura nuk është më neutrale. Rrugët, hekurudhat, portet dhe lidhjet energjetike janë asete strategjike. Korridori VIII është i vetmi aks i vërtetë lindje–perëndim në Europën Juglindore. Ai lidh Adriatikun me Detin e Zi përmes vendeve tona, të gjitha anëtare të NATO-s. Kjo i jep këtij korridori një dimension të dytë, shumë praktik. Ai nuk është vetëm një projekt ekonomik dhe integrues. Ai është edhe një korridor ndërveprueshmërie.

Ai mundëson që forcat aleate, pajisjet dhe furnizimet të lëvizin më shpejt dhe në mënyrë më të parashikueshme në rajon, duke forcuar arkitekturën e sigurisë së krahut jugor të Aleancës. Vetëm pak ditë më parë, në Takimin Ministror të Mbrojtjes të NATO-s, u riafirmua rëndësia strategjike e mobilitetit ushtarak në krahun juglindor, duke mundësuar avancimin e përdorimit të dyfishtë të Korridorit VIII përmes financimit të përbashkët të Aleancës.

Në këtë kuptim, Korridori VIII kontribuon jo vetëm në tregti dhe rritje ekonomike, por edhe në mbrojtjen kolektive, qëndrueshmërinë dhe stabilitetin në hapësirën më të gjerë të Detit të Zi dhe Mesdheut. Megjithatë, le të jemi të hapur me njëri-tjetrin. Sfida sot nuk është më ideja e Korridorit VIII. Të gjithë në këtë sallë bien dakord për rëndësinë e tij. Sfida reale është statusi i tij brenda rrjetit evropian të transportit. Për sa kohë që segmente kyçe të Korridorit VIII mbeten jashtë rrjetit bazë TEN-T, korridori nuk mund të tërheqë shkallën e financimit dhe prioritetit politik që meriton. Ai mbetet strategjikisht i rëndësishëm, por financiarisht dytësor.

Prandaj hapi i ardhshëm është i qartë. Korridori VIII duhet të pranohet brenda rrjetit bazë ose rrjetit bazë të zgjeruar TEN-T. Ky vendim do të zhbllokonte financimet, do të sinkronizonte investimet dhe do ta kthente këtë korridor në një prioritet të vërtetë evropian. Kjo nuk është çështje e një trajtimi të veçantë. Është çështje logjike strategjike.

Europa nuk mund të flasë për qëndrueshmëri, zgjerim dhe autonomi strategjike, ndërkohë që aksin e saj të vetëm jugor lindje–perëndim e lë jashtë rrjetit të saj bazë të transportit. Gjatë viteve të fundit kemi ndërtuar një momentum të vërtetë politik: nga Brindisi në vitin 2023, te angazhimet për mobilitetin ushtarak në Uashington në vitin 2024, te Brukseli në dhjetor 2025, dhe tani këtu në Tiranë, po kalojmë hap pas hapi nga deklaratat në zbatim.

Por faza e ardhshme duhet të jetë më praktike. Na duhen afate kohore të sinkronizuara ndërmjet vendeve. Na duhen standarde teknike të ndërveprueshme. Na duhen procedura kufitare më të shpejta. Dhe na duhet financim i koordinuar nga instrumentet evropiane dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Sepse një korridor është aq i fortë sa segmenti i tij më i ngadalshëm dhe pika e tij më e mbingarkuar e kalimit. Korridori VIII është, gjithashtu, një nga mënyrat më konkrete për ta afruar rajonin tonë me Bashkimin Europian. Ai shkurton distancat.

Ul kostot. Lidh bizneset, krahun e punës dhe tregjet. Dhe e shndërron gjeografinë në mundësi. Për rajonin tonë, ky nuk është vetëm një projekt transporti. Është një deklaratë politike. Ai tregon se Adriatiku dhe Deti i Zi nuk janë skajet e Evropës, por portat e saj hyrëse.

Të nderuar kolegë, Për tre dekada, Korridori VIII ishte një premtim në letër. Sot ai po bëhet një rrjedhë projektesh konkrete. Nesër duhet të bëhet një arterie funksionale europiane. Shqipëria po e bën tashmë pjesën e saj. Të gjithë ne po avancojmë segmentet tona. I takon tashmë Europës të ndërmarrë hapin përfundimtar strategjik. Sepse një kontinent pa lidhjet e tij lindje–perëndim mbetet ende i papërfunduar.Korridori VIII nuk është thjesht një investim. Ai është një domosdoshmëri strategjike. Ju faleminderit. Pres me interes diskutimin tonë të përbashkët.", tha Spiropali./Dosja.al

elisa spiropali korridori vlll

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin