10 March 2026, 09:52
Nga E. D
Ferit Hoxha
BRUKSEL- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel në cilësinë e kreut të diplomacisë shqiptare, më 10–11 mars 2026.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Hoxha do të pritet nga Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, si dhe nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.
Në fokus të takimeve do të jetë partneriteti në rritje mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe angazhimi për përparimin e mëtejshëm në përmbushjen e kalendarit ambicioz për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027.
Me ftesë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Ministri Hoxha do të jetë ndër folësit kryesorë në panelin me titull “Fuqizimi i BE përmes Zgjerimit”, në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve.
Diskutimet do të përqendrohen në mënyrat se si procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian mund të forcojë sigurinë dhe stabilitetin e Unionit, si dhe në rolin e zgjerimit si një investim afatgjatë për të ardhmen e rajonit.
Ministri Hoxha do të marrë pjesë gjithashtu në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë për të nderuar mësuesit e gjuhës shqipe në Belgjikë dhe Luksemburg./Dosja.al
ferit hoxha
Politike
9 March 2026, 22:32
E. D
Donald Trump, Vjosa Osmani, Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar pjesëmarrjen e pres...
Politike
9 March 2026, 22:14
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se do të vendosë për të ardhmen e saj politike pas dat&...
Politike
9 March 2026, 22:08
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur aludimet për një pakt mes saj dhe kryeministrit Edi Rama, pë...
Politike
9 March 2026, 21:57
E. D
Çim Peka, Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar prapaskena të panjohura nga procesi i zgjedhjes së...
Politike
9 March 2026, 21:49
E. D
Çim Peka, Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentaja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se ka qenë e vetmja Presidente që s’ka d...
Politike
9 March 2026, 21:37
E.d
Foto ilustruse
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për ftesën që ka marrë për të qe...
Politike
9 March 2026, 21:32
E.d
Foto ilustruse
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka bërë asnjëherë pazare në...
Politike
9 March 2026, 21:28
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti i kishte thënë se dëshiron nj&...
Politike
9 March 2026, 21:20
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Albin Kurti është zotuar se do përkrahte kandidatu...
Politike
9 March 2026, 21:14
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Qeveria e Kosovës, ka reaguar në lidhje me vendosjen e masës së përkohshme lidhur me Dekretin pë...