8 September 2026, 09:48
Nga E. D
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është dënuar me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2018. Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila e ka shpallur fajtor Sveçlën për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Dënimi është me kusht, çka do të thotë se Sveçla nuk do të vuajë dënimin me burg, nëse gjatë periudhës njëvjeçare të kushtit nuk kryen një tjetër vepër penale. Në momentin kur është shpallur vendimi, Sveçla nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit.
Gjatë procesit gjyqësor, ministri në detyrë ishte deklaruar i pafajshëm. Hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend e kishte cilësuar si një aktivitet politik, duke argumentuar se në atë kohë, si deputet opozitar, po kundërshtonte ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Në të njëjtin proces gjyqësor janë të akuzuar edhe ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ish-deputeti i Vetëvendosjes Salih Zyba dhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Drita Millaku./Dosja.al
kosovë xhelal sveçla
Politike
8 September 2026, 09:40
E. D
TIRANË- Bajram Begaj ka dekretuar sot shkarkimin e Evis Salës nga detyra e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale...
Politike
7 September 2026, 23:30
I.A
ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të forta që prekin disa prej çështjeve më të diskutu...
Politike
7 September 2026, 23:14
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministr...
Politike
7 September 2026, 23:08
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ka një listë të gjatë të atyre janë afera d...
Politike
7 September 2026, 23:03
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta mbi mënyrën se si po funksionon industr...
Politike
7 September 2026, 22:52
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar një përgjim ku dëgjohet izraeliti Ron Yefet të thot...
Politike
7 September 2026, 22:48
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar dhe protestën që sot ka hyrë në ditën e 100-të. N&e...
Politike
7 September 2026, 22:31
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka zbuluar edhe një fakt të rëndë të planifikuar nga Edi Rama dhe Ron...
Politike
7 September 2026, 22:16
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar Edi Ramën se i jep paratë e buxhetit të shtetit, Ron Yefet pa asnj&e...
Politike
7 September 2026, 22:11
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka zbardhur prapaskenat e largimit te ish-ministres së Shëndetës...