9 September 2022, 18:14
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama në përfshirjen në zhdukjen e Ervis Martinajt. Në një takim me qytetarët në Prrenjas, Berisha tha se Martinaj ishte biznesmen në fushën e lojërave të fatit, por ai që qëndronte në 'hije’ sipas tij, ishte vëllai i vetë kryeministrit, Olsi Rama. Referuar ultimatumit që Rama i vuri drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për gjetjen e Martinajt, Berisha tha se Rama nuk mund të ‘lajë duart’ me zhdukjen e një njeriu.
“Tre ditë më parë, pasi hoqi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë sepse ai ra në një aferë të madhe të vëllait të Ramës me ata call centerat, që po hetohet në botë. Që të shkarkosh një njeri pa dhënë një motiv, kjo tregon se ti nuk respekton ligjin. Pastaj i mbyllte në fund duke i pyetur, pas 1 muaji që është zhdukur, të më gjendet, sqarohet çështja e Vis Martinit. Çdo shqiptar e di, që ai ishte biznesmeni në kërkim apo legal/ilegal i lojërave të fatit. Olsi Rama ishte biznesmeni në hije. E dinë të gjithë se kush i lozte bastet, këta të dy ishin. Tani zhduket njeri, hesht një muaj dhe mendon se njerëzit nuk e dinë se i vëllai i tij ishte një njeri që merrej me bastet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani dhe mendon se në këtë mënyrë i lau duart me zhdukjen e një njeriu,”- tha Berisha.
Dy dië më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe i caktoi detyra 100 ditore. Një prej tyre ishte dhe zbardhja e misterit të fatit të Martinajt, nëse kemi të bëjmë me inskenim apo vrasjen e 40-vjeçarit. Martinaj ka humbur gjurmët prej nëntë gushtit, ditë kur familja e tij ngriti alarmin në Policinë e Shtetit. Ai ishte në listën e 14 të shumëkërkuarve pas realizimit të operacionit “Plumbi i artë”, me rrëfimin e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.
sali berisha
Politike
9 September 2022, 17:49
Antony Blinken
SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken shkruan se nuk do të tolerohet asnjë sulm ndaj Shteteve të Bashkuara t&eum...
Politike
9 September 2022, 17:04
e.k
Mbreteresha Elisabeth II
TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Alastair King-Smith, ka shpërndarë...
Politike
9 September 2022, 16:38
e.k
Flamujtë e ulur në gjysëm shtizë në Ambasadën Britanike
TIRANË- Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elisabeth II ka...
Politike
9 September 2022, 16:15
e.k
Shoqëria Civile në protestë
TIRANË- Shoqëria civile ka reaguar sot kundër qeverisë për mospërfshirjen e s...
Politike
9 September 2022, 16:17
k.m.
Ilir Bejtja
TIRANË- Çelësi i të mos harxhuarit energji është kursimi. I ftuar në edicionin e lajmeve në "Klan New...
Politike
9 September 2022, 14:48
e.k
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në shkollën e re “Andrea Stefani”. Gjatë fj...
Politike
9 September 2022, 14:35
k.m.
Edi Rama dhe Pëllumb Salillari
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë shumë gjera për spektakël, madje edhe ka puthur n&e...
Politike
9 September 2022, 14:28
k.m.
Bledi Çuçi dhe Pëllumb Salillari
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka marrë pjesë vetë n&e...
Politike
9 September 2022, 14:13
A.B
Barjam Begaj
TIRANË- Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e Mbretërisë s&...
Politike
9 September 2022, 13:50
k.m.
Tedi Blushi
TIRANË- Partia e Lirisë ka reaguar ditën e sotme pas deklaratave të bëra nga ministri i Bredshëm, Bledi Çu...