4 June 2024, 14:24
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar pjesën e dytë të reportazhit të RAI3 mbi krimin në Shqipëri dhe me këtë rast ka sulmuar dhe opozitën. Me anë të një video-mesazhi në Facebook, Rama i është drejtuar qytetarëve shqiptarë që të mos e falin më opozitën. Ndërkohë që i ka bërë thirrje atyre që t'i braktisin përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza. Por ka shtuar se Opozita do të marrë përgjigjen e saj në zgjedhjet e vitit 2025.
"Tani unë nuk kam asgjë më shumë me palën italiane, me gazetarin italian jo e jo, ai erdhi më mori një intervistë, shërbeu dhe iku. Ua thashë në mes të Italisë që ditën e parë se çfarë ishte ai pseudo-investigimi i tyre, nuk lashë hapësirë e shteg në mediat e vendit mik pa ua përplasur syve të vërtetat dhe siç e patë, jo vetëm nuk iu shmanga ballafaqimit, po e postova të pacensuruar në këtë faqe. Sepse po të kisha gjëra për t’u shmangur apo pyetje për t’u sikletosur, nuk rrija në këmbë për të udhëhequr Shqipërinë, po ikja ulesha në bisht tek bahçja e shtëpisë. Unë e kam me të gjithë shqiptarët e zakonshëm dhe e kam të thjeshtë fare:
Mos i falni më! Braktisini përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre. Shumica që i ka braktisur prej kohësh duhet të bëhet gati për t’i shkatërruar fare me votë në ditën e afërt të gjykimit popullor. Pakica që ende nuk i ka braktisur, është në të drejtën e Zotit të mos bashkohet me shumicën nëse nuk do, po jo të vejë më pas tyre, sepse ata nuk i duhen as dreqit, jo më Shqipërisë! Ata janë mishërimi i shpirtit të së keqes që po del nga jeta e Shqipërisë, duke u çjerrë në përpëlitjet e fundit. Ky vend ka kry punë me atë shpirt të keq që e persekuton qysh prej vitit 1912. Shqipërinë nuk e ndal më asgjë dhe nuk ia përcakton më të ardhmen askush, përveç nesh, shqiptarëve. Kokën lart dhe vetëm përpara," tha Rama.
edi rama
Politike
4 June 2024, 14:14
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar pjesën e dytë të reportazhit të RAI3 mbi krimin në Shqipëri. Gjatë nj&...
Politike
4 June 2024, 14:04
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar pjesën e dytë të reportazhit të RAI3 mbi krimin në Shqipëri. Me...
Politike
4 June 2024, 14:01
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një mesazh drejtuar popullit në lidhje me publikimet e programit Re...
Politike
4 June 2024, 12:22
r.ll
majlinda dhuka
TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit të Integrimit, ku po zhvillohej një seancë dëgjimore me kryenegociatore...
Politike
4 June 2024, 12:20
N.F
Kalaja
TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme n...
Politike
4 June 2024, 12:12
r.ll
klevis balliu
TIRANË -Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka mbajtur fjalën e tij në protestën para bashkis...
Politike
4 June 2024, 12:09
N.F
Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka marrë pjesë dit&eum...
Politike
4 June 2024, 11:47
N.F
Dorjan Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka marrë pjesë ditën e sotme në protest&eum...
Politike
4 June 2024, 11:50
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së lirisë Tedi Blushi, ka mbajtur fjalën e tij në protest&e...
Politike
4 June 2024, 10:48
r.ll
vangjel tavo
TIRANË- Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka dalë pas një ore nga Prokuroria e Posaçme. Në një deklarat&eum...