Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë një deklarate për mediat, Berisha dënoi atë që e quajti “provokime të ulëta” të Ramës ndaj protestuesve, duke e akuzuar se i etiketon ata herë si agjentë të huaj e herë si të manipuluar nga influencerët.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave dhe qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestat kundër projektit në Zvërnec. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha dënoi atë që e quajti “provokime të ulëta” të Ramës ndaj protestuesve, duke e akuzuar se i etiketon ata herë si agjentë të huaj e herë si të manipuluar nga influencerët.
Berisha kritikoi gjithashtu përdorimin nga Rama të simbolit të flamingos në një bluzë, duke e cilësuar këtë veprim si një provokim ndaj qytetarëve që po protestojnë për mbrojtjen e mjedisit. Ai i bëri thirrje Ramës të ndalë provokimet dhe të kërkojë një zgjidhje politike për krizën e krijuar rreth protestave dhe projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.
"Dënoj gjithashtu provokacionet e ulëta të Edi Ramës ndaj protestuesve, epitetet, fiksimet, halucinacionet e tij. Njëherë i paraqet agjentë të fuqive të huaja, të vendeve të tjera. Herë tjetër fajin e kanë influencerët. I cili përpiqet t’i përshkruajë ashtu siç nuk janë. Dhe i them ta mbajë gojën sepse një influencere është një personalitet në universin digjital. Dhe është e turpshme t’u vesh epitete apo t’u tregosh ato që tregon ti. Akt i ulët dhe shumë i rëndë provokacioni ishte stampimi në bluzën e tij i flamingos. I kujtoj disa vargje të Fishtës, që njerëz si ai i quan barkderra, dhe i kujtoj se nuk ke asnjë të drejtë morale ti, vrasësi i flamengove me aeroportin që ndërtove, etj me radhe.
Stampo në bluzën tënde Lubinë, Lindat e AKSHI-t dhe Surrelit, Gys Agasin dhe Armand Frangun, ata stampoji, jo flamengot.
Flamengot janë simbol i asaj ndërgjegje të lartë mjedisore që ka arritur rinia shqiptare. Flamingot po mbrohen nga ata të rinj, nga ata qytetarë, pasi ti anulove çdo ligj në kundërshtim me Kushtetutën për t’i zhdukur ato. Dhe tani për të bërë sikur nuk është gjë, na vesh një bluzë më flamengo. Bluzën vishe me Lubinë, vendos edhe dy Lindat, njërën në një krah, tjetrën në krahun tjetër. Mos harro Gysin dhe Armand Frangun, këto të shkojnë ty. Lëri provokimet, bëj zgjidhjen politike. Absolutisht je i pashpresë," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të heqë dorë menjëher...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë d...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shprehu ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar heqjen e “non gratës” nga SHBA, duke e cil...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka uruar anëtarët e Partisë Socialiste me rastin e 35-vjetorit të themelimit të ...
Sali Berisha TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka reaguar ndaj pretendimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali...
Meta- Kryemadhi TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 8 prillit, duke rrëzuar me shumicë votash kërkesën e ish-P...
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca e stome plenare. Përjashtimi i tij erdhi pas dis...
Sali Berisha TIRANË- Partia Demokratike e Shqipërisë deklaron se Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka hequr sanksionimin që i ndal...
Peter Beyer, Elisa Spiropali GJERMANI- Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali është takuar në Gjermani me Peter Beyer, Raportuesi p&eu...