Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Muzhaqi-Berishës: Ke këtu qëkur kam lindur unë, më dëgjo se...! Kryedemokrati: Vjen këtu dhe lexon monologun e mashtrimit të së dielës të Ramës
Muzhaqi i kërkoi Berishës që ta dëgjojë, pasi sipas saj kishte diçka rëndësishme për të folur.
16 April 2026, 14:03Nga E. D
Sali Berisha, Bora Muzhaqi
TIRANË- Deputetja socialiste Bora Muzhaqi dhe kryedemokrati, Sali Berisha replikuan me njëri-tjetrin gjatë seancës plenare. Muzhaqi i kërkoi Berishës që ta dëgjojë, pasi sipas saj kishte diçka rëndësishme për të folur.
“Kur flet dhe ti nuk e di domethënë. Ke këtu që kur kam lindur unë. Të lutem më dëgjo me qetësi, se kam diçka të rëndësishme për të folur. Braçe mos më merr inat por të them nja dy fjali për skemën e fermerëve,” u shpreh Muzhaqi.
Nga ana tjetër, Berisha i përgjigj, duke i thënë që vjen në kuvend dhe lexon monologun e mashtrimit të së dielës të Ramës.
“Të lexosh monologun e mashtrimit të së dielës së Edi Ramës është zgjedhja e saj. Dy gjëra do them. 10 ditë më parë parlamenti në Greqi hoqi imunitetin e 11 deputetëve vetëm për IPARD-in. Kurse ju i keni këtu, i mbron Rama, i gjen me hajni dhe i mban te zyra," tha Berisha./Dosja.al