21 October 2024, 21:53
Nga M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, i cili po drejtonte mjetin me të cilin po udhëtonte kryetari i kësaj partie, Ilir Meta në momentin e arrestimit, ka përshkruar dhe njëherë momentin e prangosjes së kreut të PL-së.
I ftuar në një lidhje live në emisionin “Top Story”, ai tha ndër të tjera se pasi u arrestua Ilir Meta, edhe ai u prangos dhe qëndroi me pranga për rreth 4 orë. Në një moment tha ai, i kërkoi policisë t’i hiqnin prangat, por ata nuk gjenin çelësat sipas tij. Peca pretendoi se efektivët e policisë ushtruan dhunë ndaj tij duke e përplasur te dera e pasme e makinës ku po udhëtonte bashkë me Ilir Metën.
“Kam prej një muaj që jam sekretar organizativ i PL, në LSI kam që në 2008. Ne lëvizim me makinë bashkë vetëm në momente të caktuara. Më morën dhe më nxorën makina me forcë, më kanë përplasur te dera dytë nga mbrapa. I thash ça po bëni, thanë mos fol vëri prangat. Nxora telefonin, ma morën nga dora. Ne kërkuam 'kush jeni ju', më thanë mua po ti kush je. I thash jam sekretari organizativ, na nxorën në mënyrë çnjerëzore.
Më vunë prangat dhe më hipën në makinë, presidentin e shoqëruan te makina tjetër. Ilir Meta po u thoshte kush jeni ju na shpjegoni. Shkova me pranga në polici, donin të më mbanin aty, të më bënin dhe video sikur isha kriminel. Më lanë 40 minuta me pranga në duar në rajon dhe nuk mi hiqnin. Unë thoja m’i hiqni prangat, thoshin nuk dimë ku kemi çelësat. Njëri thoshte do dalësh, tjetri thoshte jo. Vetëm ushtronin presion ata të policisë”, tha Peca.
arrestimi i ilir metes
Politike
21 October 2024, 21:43
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka folur për zhvillimin e ngjarjeve politike brenda Partisë...
Politike
21 October 2024, 21:45
M.B
Erisa Xhixho
TIRANA- Deputejta Erisa Xhixho ka folur në lidhje me masat e lëshuar nga SPAK ditën e sotme ku një ndër të preku...
Politike
21 October 2024, 21:36
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, i cili po drejtonte mjetin me të cilin po udh&e...
Politike
21 October 2024, 21:25
M.B
Klodiana Lala dhe Ilir Meta
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK që çuan në pranga ish presid...
Politike
21 October 2024, 21:11
M.B
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ITALIA- Këshilli i Ministrave i qeverisë italiane vendosi sot për rregullat e reja për dëbimin e ...
Politike
21 October 2024, 20:45
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Agjencia e lajmeve "Reuters" i ka kushtuar një artikull arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë...
Politike
21 October 2024, 20:51
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas arrestimit nga burgu. Me ...
Politike
21 October 2024, 20:28
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale pas publikimit të deklaratës së...
Politike
21 October 2024, 20:15
I.A
Ilir Meta
TIRANE- Më 8 korrik 2024, në kulmin e akuzave që Ilir Meta i dërgonte SPAK-ut, përmes deklaratave nga selia apo daljeve ...
Politike
21 October 2024, 20:06
M.B
Foto nga mbledhja
TIRANA- Partia e Lirisë ka bërë publike qëndrimet pas arrestimit të Kreut të saj Ilir Meta. Me anë...