23 January 2025, 20:14
Nga r.ll
ministria e jashtme
TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se dy shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët po merrnin pjsë në një seminar në Beograd janë ndaluar nga autoritetet serbe dhe janë dëbuar nga vendi. Dy shqiptarëve, Gëzim Memaj dhe Edlira Lilaj iu është ndaluar hyrja në Serbi për një vit.
Ministria bën me dije se lidhur me ngjarjen ka thirrur në takim ambasadorin e Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukçeviç. Një njoftimin e ministrisë thuhet se ky veprim nga ana e Serbisë nuk konsiderohet në përputhje me përpjekjet për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe ka impakt negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve.
Ministria e Jashtme kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra.
REAGIM I MEPJ NË LIDHJE ME NDALIMIN DHE LARGIMIN NGA TERRITORI I SERBISË TË DY SHTETASVE SHQIPTARË
Sot, më 23 janar 2025, u thirr në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme Ambasadori i Republikës së Serbisë, z. Slobodan Vukçević.
Gjatë takimit u transmetua keqardhja dhe shqetësimi serioz për ndalimin dhe largimin nga territori i Serbisë të dy shtetasve shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë marrë pjesë në një seminar në Beograd.
Ky veprim nuk konsiderohet në përputhje me dëshirën dhe përpjekjet tona për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe ka impakt negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve tanë.
MEPJ kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra. U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Ky rast është duke u ndjekur me vëmendje të plotë nga Ambasada Shqiptare në Beograd.
ministria e jashtme slobodan vukcevic
Politike
23 January 2025, 20:21
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me të deleguarit në qarkun e Tiran&e...
Politike
23 January 2025, 19:59
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me të deleguarit në qarkun e Tiran&eu...
Politike
23 January 2025, 19:41
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me të deleguarit në qarkun e Tiran&eu...
Politike
23 January 2025, 19:22
N.F
Grenell
KOSOVË- Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misione të veçanta në Administratën Trump, R...
Politike
23 January 2025, 19:30
r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot në selinë blu një takim me të deleguar...
Politike
23 January 2025, 17:46
N.F
Konferenca
TAXHIKISTAN- Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka njoftuar ditën e sotme se është caktuar...
Politike
23 January 2025, 17:48
r.ll
alex soros, edi rama
ZVICËR- Alex Soros, djali i filantropit George Soros ka ndarë pamje nga rrjetet e tij sociale nga pjesmarrja në Fo...
Politike
23 January 2025, 17:04
r.ll
selia e pd
TIRANË- Partia Demokratike ka nisur me procesin e përgatitjes së zhvillimit të Primareve, nga ku do të dalin kandidat&...
Politike
23 January 2025, 16:24
N.F
Trump
TIRANË- Në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, Presidenti Donald Trump njoftoi një sër&eu...
Politike
23 January 2025, 16:12
r.ll
ilir beqaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e "Sterilizimit" dhe në reagimin e saj zyrtar ka publikuar aku...