15 April 2024, 13:42
Nga M.B
Dashnor Sula
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka deklaruar se derdhja e qumështit në hyrje të Kuvendit javën e shkuar, ishte një gjest revolte për të tërhequr vëmendjen. Sipas Sulës, ky gjest lidhet me situatën e fermerëve, pasi këta të fundit kanë nevojë për mbështetje. Sula tha për Vizion Plus se atë ditë që shkoi me qumështin në Kuvend i thanë "të dënon Zoti".
Ai shtoi se shumica e të rinjve ndihen mjaft të zhgënjyer nga situata në Shqipëri. Sula tha se shpesh vë në dyshim veten pse duhet të jetë pjesë e kësaj politike që, sipas tij, po i shkakton Shqipërisë shumë dëm.
“E kam bërë këtë lloj vepre për të tërhequr vëmendjen sepse e njoh mjaft mirë fshatin. Një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë janë në fshat dhe janë më të persekutuar, më të vuajtur. Qeveria nuk i konsideron fshatarët, fermerët, bujqit. Nuk i konsiderojnë shtresat në nevojë. Ka fjalë që thonë tek opozita që më thonë “ç’të duhet, mbylle gojën”. Atë ditë që vajta me qumështin më kapën e më thanë “po ti, të dënon Zoti për qumështin. Unë shpreh keqardhje për situatën në të cilën ndodhemi.
Shumica e të rinjve ndihen mjaft të zhgënjyer nga situata në Shqipëri dhe kjo më bën të ndihem fajtor si pjesë e kësaj politike dhe shpesh vë në dyshim veten time pse duhet të jem pjesë e kësaj politike që po i shkakton Shqipërisë shumë dëm. Ndihem aq keq sa shpesh e mendoj që duhet të kemi reagime të forta qytetare, por edhe brenda politikës individë që duhet të kuptojnë. Këto zëra duhet të shtohen dhe të vazhdojmë te reagojmë sepse ky vend po shkon drejt një situate katastrofike”, tha Sula.
dashnor sula
Politike
15 April 2024, 13:16
M.B
Komisioni
TIRANA- Grupi i Dialogut për Reformën Zgjedhore ka miratuar sot planin e punës për muajt në vijim. Takimi i radh&eu...
Politike
15 April 2024, 12:52
M.B
Harta
TIRANA- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur kërkimet për kompaninë që do të monitorojë zbatimi...
Politike
15 April 2024, 12:25
N.F
Komisioni i Shëndetësisë
TIRANË- Mbledhja e sotme e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka...
Politike
15 April 2024, 12:18
I.A
PD
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka informuar Komisionin Europian, Parlamentin Europian dhe Trupin Diplomatik në Tira...
Politike
15 April 2024, 12:07
N.F
Eno Bozdo
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka mbajtur një deklaratë para mediave ditën e sotme. Gjat&...
Politike
15 April 2024, 12:08
I.A
Komisioni
TIRANË- Me debate është zhvilluar mbledhja e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë...
Politike
15 April 2024, 11:28
I.A
Albana Kociu
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu është përgjigjur ditën e sotme për zjar...
Politike
15 April 2024, 11:16
I.A
Fredi Beleri
GREQI- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri do të jetë pjesë e kandidaturave të partisë “Demokr...
Politike
15 April 2024, 10:57
I.A
Klodian Tomorri
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur një shqetësim në lidhje me taksimin që po u bëhet profesioneve t&...
Politike
15 April 2024, 10:48
M.B
Mbledhja
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh këtë të hënë për të diskutuar mbi axhendë...