17 January 2023, 20:57
Nga A.B
Komisioni
TIRANË- Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, u mbajt ditën e sotme një seancë dëgjimore me kandidatët për anëtar të pozicionit vakant në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
Nga 6 kandidatë, të pranishëm ishin Albert Minga, Genc Tomço, Ndriçim Xhepa, Rozeta Ferri dhe Plator Nesturi, ndërsa Majlinda Rama nuk u paraqit. Gjatë prezantimeve, është folur edhe për degradimin e ekraneve shqiptare përtej RTSH-së.
I pyetur nga kryetarja e komisionit Flutura Açka, se çfarë do të bënte për përmirësimin e situatës në RTSH, nëse do të ishte ai i përzgjedhuri, aktori Ndriçim Xhepa, tha se kishte dëshirë që të kishte më shumë emisione kulturore, për fëmijë dhe me mesazhe. Mirëpo, aktori preku dhe pjesën e 'errët' atë se televizionet sot po japin një frymë të keqe, larg sensit qytetar dhe kulturor.
“Këtë 'qeveri' të vogël të RTSH, këtë Këshill Kombëtar që e shikoj dhe si bord, mendoj të jetë në mbështetje dhe të atij drejtimi që ekziston në atë institucion. Sigurisht duke mbrojtur logjikën e, sepse ky komision dihet se është i ndarë në shifra partiake kaq këtej dhe kaq andej. Do të shërbejë edhe eksperienca ime e të qënit nëpër borde, sepse kam qenë në komisione të aprovimeve të skenarëve, filmave, festivalesh, në Akademi të Arteve në zgjedhje studentësh etj. Mendoj që RadioTelevizioni është një artileri e fortë e këtij vendi, pavarësisht se neve nuk na vjen mirë, që televizioni më duket më pak i shikueshëm se disa stacione private. Dhe do pak punë, duke filluar nga problemet e politikës. Unë nuk do mendoja që të ishte kaq ‘i mbytur’ saç janë disa stacione, fillon politika sot dhe mbaron të premten. Mund të kishte dy emisione shumë të vlefshme politike, që të gjendeshin nëse janë ata që s’janë të saktë dhe të thërriteshin që të ngulnin shikueshmëri. Pastaj do mendoja që edicionet e lajmeve të ishin më të shkathëta, më sportiv etj., po unë them se duhet të shihen shumë gjërat e karakterit kulturor.
Do të doja që stacioni nacional të mbushej më shumë sepse shihet në të gjithë vendin. Dhe kam përshtypjen se shihet më shumë në rrethe se sa në Tiranë. Sikundër shihet shumë në Diasporë. Duhet të kishte më shumë emisione kulturore, të kthehet emisioni i fëmijëve. Për mua kjo është të rritet cilësia. Sigurisht nuk do isha, dhe fatmirësisht nuk është prekur ky televizion nga disa emisione abuzuese që i kemi nëpër këmbë këto ditë. Që i japin një frymë shumë të keqe, një sens antiqytetar, antikulturor, antinjerëzor.... Jo më larg se të ndikuar nga kurioziteti, kemi në familje nga një që do të shikojë se çfarë do të bëhet sonte... Të karakterit deri në dhunë, deri në ofendime, deri në gjëra, që nuk e kuptoj ndonjëherë se çfarë japin. Se kam kuptuar akoma, ndoshta jam mbrapa, por kanë ca probleme të kësaj natyre që sipas meje s'duhet të jenë prezentë. Rinia po shkon drejt një fryme në sensin e humbjes së raporteve. Pra cilësia, çfarë do të bëhet dhe ndershmëria e janë kritere kyçe sipas meje te kushdoqoft pjesëtar”. u shpreh aktori Ndriçim Xhepa.
komisioni i edukimit dhe mjetet e informimit ndricim xhepa
Politike
17 January 2023, 20:41
A.B
Ilir Krosi
TIRANË- Kryetari i PD-së së Dibrës, Ilir Krosi ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga ky post. I zgjedhur...
Politike
17 January 2023, 19:26
A.B
Ina Zhupa dhe Flutura Açka
TIRANË- Dy deputete të PD-së u përfshinë ditën e sotme në një debat në Komis...
Politike
17 January 2023, 19:01
A.B
Në Shqipëri, grupimi i Partisë Demokratike i udhëhequr nga zoti Enkelejd Alibeaj u tërhoq sot nga ankimimi i bërë në g...
Politike
17 January 2023, 17:46
k.m.
Foto ilustruese
DIBËR- Procesi i Primareve do të përsëritet në Dibër. Primaret e Berishës do të përsërite...
Politike
17 January 2023, 17:45
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në forumin e Davosit për sulmet kibernetike që kaloi vendi nga hakerat iranian&eum...
Politike
17 January 2023, 17:39
k.m.
Olta Xhaçka
Gjykata Kushtetuese ka parashikuar të marrë në shqyrtim të mërkurën më 18 janar, dy padi të ngr...
Politike
17 January 2023, 17:20
A.B
PD dhe Evis Kushi
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, për zhdukjen e dy platformave dixhitale me...
Politike
17 January 2023, 14:51
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me mbështetjen e forcave të armatosura Shqipëria ka kaluar 14 shkallë ...
Politike
17 January 2023, 14:50
F.M
Komisioni i Ekonomisë
TIRANË- Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste ka marrë pëlqimin në parim nga Komisioni i Ek...
Politike
17 January 2023, 14:29
I.A
Zhou Ding dhe Megi Fino
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shqiptarët pas 30 ditësh do të mund të lëvizim pa ...