31 May 2023, 22:44
Nga I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka sqaruar disa nga risitë e ndryshimeve të ligjit për pronat. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Manja tha se një nga këto ndryshime, është edhe kthimi pa kufizim i pronës së lirë. Ndërkohë që për pronat që janë zënë me ndërtime, Manja u shpreh se do të bëhet kompensim i pronarëve dhe se fondi për këtë do të merret nga Kadastra.
Pjesë nga biseda:
Ulsi Manja: Ka disa ndryshime interesante ligji. Kthimi pa kufizim i pronës së lirë. Nëse statusi i pronës truall rezulton i lirë, pra pronë shtet, subjektit të shpronësuar i kthehet automatikisht nëse ka truall. Bëhet fjalë pasi Agjencia e Trajtimit të Pronave ta verifikojë statusin juridik të kësaj prone, brenda asaj sipërfaqe, toka truall i shkon të parëve. Bën kërkesë tek Agjencia.
Blendi Fevziu: Po në ato toka truall që janë zënë me ndërtime publike?
Ulsi Manja: Në atë tokë që janë të zëna me ndërtime informale, apo është zonë me ndërtime publike, subjektet e shpronësuara kompensohen, fondin e marrim tek Kadastra.
Ministri Manja ka shpjeguar po ashtu edhe risinë që ka të bëjë me kompensimin e jo më pak se 10 për qind të vlerës së tokës kur zëri kadastral i pronës të njohur për kompensim.
Ulsi Manja: Një risi tjetër e ligjit që reflekton veprimet e gjykatës, kompensim jo më pak se 10 për qind të vlerës së pronës kur zëri kadastral i pronës të njohur për kompensim ka ndryshuar nga tokë arë në tokë truall. Ai e merr si të leverdisë më shumë. Diferencën nga tokë trull në arë, subjekti i shpronësuar merr jo më pak se 10 për qind të tokës së re. Për ato vendime, deri në 1,5 milionë Lekë të reja, ne i kompensojmë menjëherë.
Ministri Manja ka shpjeguar dhe format e kompensimit të pronave:
1.Kompensim fizik brenda pronës së tij
3.Kompensim financiar, jo më pak se 50 miliardë Lekë
3.Kompensim financiar me kërkesë të veçantë
4.Raste të kompensimit të veçantë financiar me vlerë deri në 1.5 milionë Lekë.
ulsi manja
Politike
31 May 2023, 22:41
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për vendimin e Këshillit të Ministrave për ndryshimet n&eu...
Politike
31 May 2023, 22:08
I.A
Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski
BRATISLAVË- Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, D...
Politike
31 May 2023, 21:56
I.A
KQZ
TIRANË- Komsioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar sot ndarjet për Këshillat Bashkiakë në të gjithë vendin...
Politike
31 May 2023, 21:34
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerim për personat që prodhojnë, importojn&eum...
Politike
31 May 2023, 21:16
I.A
Eduart Shalsi
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka dhënë miratimin sot për ndryshimet në ligjin për strehimin social. Gjat&e...
Politike
31 May 2023, 18:54
k.m.
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyq&eum...
Politike
31 May 2023, 18:18
I.A
Flutura Açka
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka komentuar vendimin për riorganizimin e Akademisë s&...
Politike
31 May 2023, 17:49
k.m.
Belinda Balluku
TIRANË- Qeveria nuk po planifikon asnjë rritje të çmimeve të energjisë elektrike. Kështu ka njoftuar m...
Politike
31 May 2023, 16:44
k.m.
Edi Rama dhe Emmanuel Macron
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bratislavë, ku nuk kanë munguar takimet dypalëshe me lider&e...
Politike
31 May 2023, 16:00
I.A
KAS
TIRANË- Komsioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për hapjen e kutive...