17 September 2026, 19:51
Nga G.M
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, ka ironizuar në Kuvend qasjen e qeverisë ndaj inteligjencës artificiale, duke bërë një paralelizëm mes teknologjisë së avancuar dhe realitetit në zonat rurale.
Gjatë diskutimit të projektligjit për ratifikimin e Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës, Korreshi tha se në fshatra qytetarët ende kanë problematika bazike, ndërsa qeveria diskuton për inteligjencën artificiale.
Në fjalën e tij, deputeti demokrat ngriti akuza ndaj mazhorancës për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve. Korreshi pretendoi se përmes patronazhistëve, PS-ja ka siguruar në mënyrë të paligjshme të dhëna të qytetarëve, duke e lidhur këtë çështje me diskutimet për mbrojtjen e të drejtave dhe privatësisë në epokën e inteligjencës artificiale.
“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te Inteligjenca artificiale. Unë kam parë që qendrat shëndetësore nuk kanë as poç, nuk ka shkuar as energjia elektrike. Si do bëj ajo infermierja apo doktoresha në këto qendra shëndetësore, për të hyrë te sistemi juaj. Me ça mrrokulle do hyjnë. Do dali në pazar të gjejë një kamer me inteligjencë artificiale? Kjo është inteligjenca juaj artificiale.
E nisët me Diellën, morët ca lekë. Aktorja tha më hiqni surratin se më morët më qafë. Kjo është situata. Pastaj ju thoni do vëmë kamera nëpër shkolla, kamera këtu e atje. Ore i keni parë ndonjëherë sistemet sot si funksionojnë? Shkoni te Kadastra, 3 muaj nuk punonte ASHK se s’punonte mrrokulla.
I morëm mrrokullat nga Lushnja në kurriz e i çuam në Fier. Ju keni sahatët në rrugë, po i shkel lopa, po i ha gomari, ju thoni Smart City. Mos na merrni edhe të dhënat e kalamajve, se s’ka patronazhistë tuajët që s’na dinë edhe numrin e këmbës, me çorape të grisura apo jo, i kemi prerë thonjtë apo jo. Që në mëngjes atë punë bëjnë”, tha mes të tjerash Korreshi./Dosja.al
saimir korreshi pd
Politike
17 September 2026, 19:30
E. D
Iris Luarasi
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka folur gjatë fjalës së saj në Kuvend lidhur episodin e n...
Politike
17 September 2026, 19:10
G.M
Taulant Balla dhe Redi Muçi
TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Tau...
Politike
17 September 2026, 19:07
E. D
Klestor Veseli
KOSOVË- Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ka rrëfyer momentet e për...
Politike
17 September 2026, 18:48
E. D
Bedri Hamza, Albin Kurti
KOSOVË- Tronditja e shkaktuar nga shpallja e aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara ...
Politike
17 September 2026, 18:10
E. D
Hashim Thaçi
HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar një ditë pasi Gjykata Speciale në Hag&eum...
Politike
17 September 2026, 16:40
G.M
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Taulant Ballës n&...
Politike
17 September 2026, 16:36
E. D
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije se Arb...
Politike
17 September 2026, 16:30
E. D
Igli Hasani
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Igli Hasani tha se Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën dhe...
Politike
17 September 2026, 16:17
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi opozitën se sot po kërkon t'i faturojë përgj...
Politike
17 September 2026, 16:03
E. D
Elisa Spiropali
TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gj...