Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Në rresht për një! Socialistët shkelin ligjin me dy këmbët, fushatë në shkolla dhe me administratën publike (RASTET)
Dosja.al vëzhgoi profilet e emrave të mësipërm dhe vuri re se njoftimi që i ndaloi rreptësisht këto aktivitete, ka qenë i padukshëm për ta.
24 March 2023, 17:14Nga F.M
Socialistët
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëron, por socialistët nuk binden! Vetëm dy ditë më parë, KQZ doli me një njoftim të prerë dhe u ndaloi socialistëve pesë aktivitete, nisur nga ministrja Elva Margariti, Mirela Kumbaro e kryebashkiakët Flamur Golemi, Redjan Krali dhe Erion Veliaj. Dosja.alvëzhgoi profilet e emrave të mësipërm dhe vuri re se njoftimi që i ndaloi rreptësisht këto aktivitete, ka qenë i padukshëm për ta.
Rastet…
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vënë sot në rresht për ta duartrokitur të gjithë punonjësit e Policisë Bashkiake, Zjarrfikësit, punonjësit e IMT-së dhe i gjithë stafi i AMK-së. Të gjithë kanë mbushur stolat e Amfiteatri të Tiranës tek Liqeni Artificial si asnjëherë më parë dhe dëgjojnë, filmojnë e duartrokasin me ëndje qytetarin numër një të Tiranës.
KQZ-ja e tha prerë se kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali nuk duhej kurrsesi të zhvillonte bisedë me ekselentët e gjimnazit, por ai e plotësoi dëshirën e tij. Nën shqërinë e deputetit socialist Etjen Xhafaj, Krali u ul dy ditë më parë me nxënësit më të mirë të Kavajës.
Flamur Golemitiu ndaluan tre aktivitete, 1 që bëhet fjalë për inspektim punimesh në rrugën e fshatit Zhulat, dhe 2 të tjera që fokus kanë pasur turizmin dhe të rinjtë, përgatitjes e studentëve për tregun e punës si edhe përmirësimi i cilësisë së jetës. Në një nga këto takime do të ishte e pranishme edhe Mirela Kumbaro, drejtuese e PS-së në Gjirokastër. Dhe nga këto, ajo që realizoi ishte një promovim i punimeve të Ujësjellësit. Pranë tij ishte dhe Kumbaro e ministrja Belinda Balluku.
Ndërsa Ministrja e Kulturës, Elva Margariti sot në orën 14:00 kishte organizuar një bisedë të hapur “për klasterin dixhital për audiovizivën”. Aktiviteti ishte planifikuar që të mbahej në ambientet e Ministrisë së Kulturës, por që KQZ-ja s’e ka dhënë ‘lejen’.
Gjithsesi, Margariti s’ka pritur këtë vendim për të bërë një ‘dorë fushatë’ në shkolla. Në postimin e bërë në profilin e saj në Facebook, ajo shihet se është ulur mes nxënësve të shkollës “Edith Durham”.
Të gjitha këto aktivitete janë të ndëshkueshme, por afrimi i 14 majit ka bërë që përfaqësuesit e maxhorancës ‘të mbyllin sytë’ dhe të shtojnë takimet e organizimet, duke përfshirë këtu ambientet shkollore dhe duke shkelur kështu nenin 91 të Kodit Zgjedhor, i cili nuk lejon përdorimin e ambienteve shkollore, nxënësve apo mësuesve për qëllime elektorale.