4 June 2025, 12:32
Nga I.A
Michael Gahler
STRASBURG- Zgjedhjet e 11 majit janë diskutuar ditën e sotme në mbledhjen e Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian. Raporti i Parlamentit Europian për zgjedhjet u lexua nga eurodeputeti gjerman i CDU Michael Gahler, i cili udhëhoqi dhe misionin vëzhgues në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, Gahler ka ngritur një alarm në mbledhjen e komitetit, duke theksuar se strukturat kriminale në Shqipëri duan që të mbajnë pushtetin të palëvizur. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë grupet kriminale mund të vazhdojnë lirshëm me aktivitetet e tyre për të pastruar parat.
“Diçka tjetër që nuk është e lidhur direkt me zgjedhjet, por që ne nuk mund të bëjmë një sy qorr për këtë, është sigurisht fakti që në këtë vend dhe kjo është e rëndësishme për integrimin në Europë, ka struktura të qëndrueshme kriminale në vazhdim, që në një shkallë të madhe janë të angazhuara me pastrimin e parave, po të shohësh edhe ndërtimet që janë aty dhe gjithçka.
Ata kanë interes që të ruajnë këto struktura siç janë, në mënyrë që të jenë në gjendje të vazhdojnë këtë aktivitet. Mendoj se kjo është diçka e rëndësishme për BE-në, ne nuk mund të lejojmë këto struktura të pastrimit të parave dhe të trafikut drogës të vazhdojnë të paprekura. Siç e thashë, ndikimi indirekt tek zgjedhjet është se ata kanë interes të mbajnë situatën siç është, që t’i lejojë të vazhdojnë. Prandaj mendoj se kjo duhet adresuar qartësisht,” tha Gahler.
michael gahler
Politike
4 June 2025, 12:23
I.A
David McAllister
STRASBURG- Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian David McAllister ka sygjeruar ditën...
Politike
4 June 2025, 12:06
I.A
Michael Gahler
STRASBURG- Zgjedhjet e 11 majit janë diskutuar ditën e sotme në mbledhjen e Komitetit për Punët e Jashtme në P...
Politike
4 June 2025, 11:28
I.A
Andreas Schieder
STRASBURG- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Andreas Schieder ka deklaruar se duhet një...
Politike
4 June 2025, 11:30
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Ka dështuar për herë të 26-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe në seancën ...
Politike
4 June 2025, 11:20
N.F
Berisha
TIRANË- Krye i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me delegacionin e PD-së kanë zhvilluar një takim me an&eum...
Politike
4 June 2025, 11:18
I.A
Parlamenti Evropian
STRASBURG- Komiteti i Punëve të Jashtme ka miratuar ditën e sotme raportin për Shqipërinë. Në mbledh...
Politike
4 June 2025, 11:17
Ilda Hoxha
foto ilustruese
TIRANË- “Kur kisha nënën tek Trauma, veç lekë kërkonin dhe të drejtonin: shko merr këtë...
Politike
4 June 2025, 09:35
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në takimin e zhvilluar në lidhje me fazën e dytë t&...
Politike
4 June 2025, 07:37
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të tentojë ditën e sotme për herë të 26-të të kalojë ng...
Politike
4 June 2025, 07:24
N.F
Jurgis Çyrbja
DURRËS- Ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja ndodhet në qeli prej tetori të kaluar pasi akuzohet p&eu...