Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Nga Big Brother Vip te zgjedhjet, kush janë "yjet" që kandidojnë në listat e deputetëve më 11 maj
Ditën e djeshme u zbardh lista e kandidatëve për deputetët e Partisë Demokratike, por jo vetëm, në qarkun e Elbasanit, dhe mes emrave të listës së hapur ishte dhe ai i tenorit Armaldo Kllogjeri, i cili ishte pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”.
13 March 2025, 21:29Nga M.B
Kandidatët
TIRANA- Aktorja Julia Ilirjani, tenori Armaldo Kllogjeri, Fotini Derxho dhe Jetmir Salaj, të katërt ish-banorë në edicionet e Big Brother Vip do të kandidojnë në listat e partive politike për zgjedhjet e 11 majit.
Ditën e djeshme u zbardh lista e kandidatëve për deputetët e Partisë Demokratike, por jo vetëm, në qarkun e Elbasanit, dhe mes emrave të listës së hapur ishte dhe ai i tenorit Armaldo Kllogjeri, i cili ishte pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”.
Armaldo Kllogjeri
Edhe aktorja e njohur Julia Ilirjani do të kandidojë në zgjedhjet e 11 majit krah Partisë Demokratike. Ish-banorja e “Big Brother VIP 3” do të jetë pjesë e listës së kësaj force politike në qarkun e Tiranës, listë e cila udhëhiqet nga kryedemokrati Sali Berisha.
Julia Ilirjani
Gjithashtu një tjetër ish-banore e Big Brother që do të kandidojë për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit është dhe Fotini Derxho, e cila kryeson listën e partisë Mundësia të Agron Shehajt në qarkun e Gjirokastrës.
Fotini Derxho
Listës së "yjeve" të BBV që kalojnë në sferën politike i bashkohet dhe Jetmir Salaj i cili do të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, si pjesë e listës së partisë “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj.