13 May 2026, 20:46
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar disa nga figurat më të njohura të medias shqiptare, disa prej të cilëve edhe i ironizoi dhe thumboi. I ftuar në një intervistë në gazetën "Koha Jonë", Rama zgjodhi të përdorë termin “udhëtar” për Blendi Fevziun, ndërsa për Ylli Rakipin tha shkurt: “Muhabetqar”, ndërsa Mero Bazën e etiketoi si “Sqepar”.
I pyetur për Grida Duma dhe Erla Mëhilli, Rama tha se ato janë dy gjëra të ndryshme, duke shtuar me humor se Erlën e kishte kushërirë të largët. Ndërsa, për Arjan Çani përdori termin “thashethemeqar”, ndërsa komentet më të forta i rezervoi për Andi Bushati.
Në fund nuk mungoi as ironia ndaj Çim Peka, për të cilin Rama tha se po të ishte në kohën e gazetës ‘Koha Jonë’, do e mbanin "shofer të makinës së bardhë”, duke shtuar më tej: “Sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel.”
NTERVISTA E PLOTË:
Edi Rama, duke mos falënderuar që tani po pak më vonë pyetja e fundit krejt, po nuk e di nëse do përgjigjesh: Më portretizo në pak sekonda këto emra të medias. Vura syzet se nuk shoh fort nga afër.
Blendi Fevziu me 10 sekonda
Kryeministri Edi Rama: Udhëtar
-Ylli Rakipi.
Kryeministri Edi Rama: Muhabetqar
Mero Baze
Kryeministri Edi Rama: Sqepar
-Grida Duma. Po të bashkangjis me Erla Mhillin që t’i kesh dy femrat bashkë.
Kryeministri Edi Rama: Janë dy gjëra të ndryshme.
- Që do të thotë?
Kryeministri Edi Rama: Erlën e kam kushërirë.
- Nga të doli kushërirë mo?
Kryeministri Edi Rama: Po, të largët, por pyete
-Po ashtu dalim edhe ne kushëri si katolikë që jemi.
Kryeministri Edi Rama : Jo jo, ty të kam kushëri të afërt. Atë e kam kushëri të largët.
-E kuptova. Arjan Çani.
Kryeministri Edi Rama: Thashethemeqar.
-Andi Bushati. Kujdes, se përgjigjet egër Bushati. Mendohu mirë në përgjigje. Se është i pamëshirshëm Bushati dhe është ndër gazetarët më të mirë që ka pasur ‘’Koha jonë.’’
Kryeministri Edi Rama : Po po, atë nuk e diskutoj fare.
Po jo, mo nuk e diskutoj fare që po është e vërtetë dhe ta thashë.
- Madje madje, edhe kur ndalim ndonjëherë para me Sandrin, se vinte thesi i parave...
Kryeministri Edi Rama: Ai, shiko, ai ishte i vogël edhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim. Regjim s'ka edhe zvogëlohet përditë. Ça t'i bëjmë atij?
-Frok Çupi.
Kryeministri Edi Rama: Tani Andi Bushatin e deshe apo jo?
-Po Bushatin e the pak a shumë.
Kryeministri Edi Rama: Telendar.
- Frok Çupi se edhe dy emra keni.
Kryeministri Edi Rama: Frrok Çupi? Mirditor.
-Anila Basha.
Kryeministri Edi Rama: Anila Basha, jo për Anilën nuk dua të bëj humor sepse kam shumë respekt për faktin..
- Ka qenë gazetare e “Koha jonë ‘’
Kryeministri Edi Rama: Jo, për atë po, po kam respekt për faktin që është një person luftarak edhe bën çmos që të mbijetojë në një xhungël që nuk është e lehtë edhe si grua ,e respektoj.
-Baton Haxhiu.
Kryeministri Edi Rama :Kështu që maksimumin që mund të them për për Anila Bashën, është anëtare e kryesisë së Federatës së Futbollit.
-Baton Haxhiu
Kryeministri Edi Rama :Kosovar
-Dhe ëmbëlsira në fund, Çim Peka.
Kryeministri Edi Rama: Ku punon ky?
-Ky punon që të vjen hakut vazhdimisht në emision.
Kryeministri Edi Rama: Po të ishte shiko, po të ishte në kohën e ‘’Kohës tonë’’ do ishte një nga ata të makinës së bardhë. Po po, jo, jo, jo.. po e sigurtë do ishte një nga ata të makinës bardhë...
-Jo, jo, ai është një nga gazetarët opozitarë të nivelit të lartë ...
Kryeministri Edi Rama: por do e mbanin për shofer, nuk do dilte këtu.
- Jo, jo Çimi është gazetar opozitar i nivelit të lartë
Kryeministri Edi Rama: Po ra, është ajo që të thashë, sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel./Dosja.al
edi rama
Politike
13 May 2026, 20:28
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thumbuar emisionet politike, duke thënë se do bëhen xhelozë kur ta shikojnë në...
Politike
13 May 2026, 20:01
E. D
TIRANË- Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka komentuar në lidhje me investigimin e emisionit Piranja për zhytjen e pallateve t&...
Politike
13 May 2026, 17:56
E. D
TIRANË- Qeveria ka miratuar një vendim për dëmshpërblimin e fermerëve të kafshëve të prekura nga së...
Politike
13 May 2026, 17:54
E. D
Niko Peleshi
TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias me një kë...
Politike
13 May 2026, 17:41
E. D
TIRANË- Qeveria ka miratuar një vendim të ri për kompensimin financiar të shoqërive të transportit qytetës, rrethqytet...
Politike
13 May 2026, 16:56
E. D
Në 35-vjetorin e gazetës, sonte në ”Koha Jonë-Debat”, në ora 20.00 kryeministri Edi Rama vjen në një rrëfi...
Politike
13 May 2026, 16:16
E. D
Edi Rama
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit...
Politike
13 May 2026, 15:40
Elton Qyno
Foto nga takimi
Interesat personale të dy grupeve që janë krijuar mes anëtarëve të Këshillit të Lartë të ...
Politike
13 May 2026, 14:36
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha ka denoncuar skandalin e inskenimeve nga policia me turistët e ndaluar gjatë pr...
Politike
13 May 2026, 14:29
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Ish-Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj prokurorëve të SPAK dhe qeverisë, duke i cilësuar hetimet ndaj tij...