28 March 2025, 16:45
Nga E. D
Floriana Garo
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë e kryeministri Edi Rama për blerjen dhe përdorimin e teknologjisë Deep Packet Inspection (DPI). Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo e cilësoi atë një kërcënim serioz ndaj privatësisë dhe demokracisë. Garo, tha se kjo është një shenjë frike nga qytetarët dhe një përpjekje për kontroll total.
Garo premtoi gjatë deklaratës se me rikthimin e Sali Berishës në pushtet, qytetarët do të rimarrin të drejtat e tyre dhe privatësia do të mbrohet. Ajo tha se vendi po shkon drejt një regjimi kontrolli total nga qeveria. PD paralajmëroi se nuk do të lejojë censurën dhe përgimin masiv të qytetarëve. Sipas saj, është koha për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat themelore të shqiptarëve.
Deklarata e plotë:
Të dashur qytetarë,
Një kryeministër që blen dhe përdor Deep Packet Inspection (DPI) nuk është thjesht i pushtuar nga paranoja ai është një njeri që ka frikë nga populli i tij. Kjo teknologji është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj privatësisë, lirisë së shprehjes dhe demokracisë.
Ju premtoj: Sapo Sali Berisha të rikthehet në pushtet, qytetarët do të rimarrin të drejtat e tyre. Privatësia juaj do të mbrohet. Bisedat tuaja, të dhënat tuaja, liria juaj personale nuk do të përgjohet apo kontrollohet më kurrë nga një qeveri!
Të drejtat qytetare janë të shenjta! Askush nuk ka të drejtë të mbyllë TikTok-un apo platformat e tjera pa një ligj të qartë, vetëm për t’ju përgjuar në fshehtësi më pas.
Zgjohuni, shqiptarë të dashur! Shqipëria jonë po fundoset çdo ditë e më thellë me këtë kryeministër. Është koha të ngrihemi, të mbrojmë të drejtat tona dhe të shpëtojmë demokracinë!
floriana garo
Politike
28 March 2025, 16:34
r.ll
pamje nga videoja
KOSOVË- Avokati Tomë Gashi ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale, ku shihet ish-presidenti i Kosovës, ...
Politike
28 March 2025, 16:24
M.B
Edi Rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama prezantoi në Elbasan kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Rama iu drejtua të rinjve duke u...
Politike
28 March 2025, 16:12
B.Z
Arben Malaj
TIRANË - Ish-ministri i Financave dhe ish-anëtari i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka folur mbi zhvillimet më të fun...
Politike
28 March 2025, 16:13
M.B
Edi Rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama prezantoi në Elbasan kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Rama nuk la sërish pa ironizuar ...
Politike
28 March 2025, 16:09
B.Z
Edi Rama
ELBASAN - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Elbasan ku po prezantohen kandidatët në zgjedhjet e 11...
Politike
28 March 2025, 16:03
Esmeralda Topi & Jona Plumbi
Foto ilustruese
TIRANË - Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, institucionet shtetërore kanë zbarkuar në terre...
Politike
28 March 2025, 15:49
r.ll
rama, berisha
ELBASAN- Gjatë takimit në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe paraqitjen e kryedemokratit Sali Berisha me statujë...
Politike
28 March 2025, 15:45
r.ll
edi rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në Elbasan, kandidatët për deputetë në këtë qark. Rama u shpre...
Politike
28 March 2025, 15:45
B.Z
Edi Rama
ELBASAN - Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e kësaj të premte një takim me të rinjtë në Elbasan, ku po prez...
Politike
28 March 2025, 15:40
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Kryeministri Edi Rama pranoi atë që e di çdokush që ka informacion jo shumë të lart...