26 March 2025, 22:33
Nga E. D
foto ilustruese
SERBI- Serbia ka reaguar ashpër pas lajmit për njohjen e Kosovës nga Kenia si shtet i pavarur. Serbia në reagimin e saj e konsideron një “akt armiqësor” dhe ka paralajmëruar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme diplomatike ndaj këtij akti. Serbia po ashtu pretendon se me këtë veprim, Kenia e ka shkelur edhe Kartën e OKB-së.
Kjo njohje, sipas Beogradit zyrtar minon gjithashtu përpjekjet për dialog konstruktiv, stabilitet rajonal dhe respektimin e rendit juridik ndërkombëtar. Gjithashtu Serbisë i ka bërë përshtypje edhe fakti që Kenia i është referuar edhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar si “të pabazuar”.
Në reagim po ashtu u tha se vendimi i Kenias do të ndikojë në marrëdhëniet e këtij shteti me Serbinë. Serbia në përfundim të reagimit pretendon se në tetë vitet e fundit “28 shtete kanë tërhequr ose pezulluar njohjen e pavarësisë” së Kosovës, dhe se vetëm “dy shtete të reja e kanë njohur”.
“Veprimi i Kenias për ta njohur shtetin e Kosovës përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shumica e qartë e bashkësisë ndërkombëtare, ligji dhe drejtësia janë në anën e Serbisë. Serbia mbetet e përkushtuar për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial me të gjitha mjetet diplomatike dhe juridike në dispozicion”, tha ministria e Jashtme e Serbisë në një reagim.
serbi kosove kenia
Politike
26 March 2025, 22:24
B.Z
Arlin Qori
TIRANË - Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, ka prezantuar këtë të mërkurë programin qeveris&eu...
Politike
26 March 2025, 22:02
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka shpjeguar detaje të marrëveshjes ushtarake 3-pal&e...
Politike
26 March 2025, 21:36
M.B
Pirro Vengu
TIRANA- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu foli sot edhe për prodhimet “Made in Albania” në ushtri. I ftuar në e...
Politike
26 March 2025, 21:16
B.Z
Pamje nga zyra e mbyllur
TIRANË - Deputeti demokrat Edi Paloka, i ka cilësuar deklaratat e kryeministrit Rama, se "Partia Socialiste punon me or&...
Politike
26 March 2025, 21:17
E. D
Fatmir Mediu
TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka konfirmuar se strategu amerikan Criss LaCivita dhe ekipi i tij janë t&...
Politike
26 March 2025, 21:08
M.B
Pirro Vengu
TIRANA- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zbardhur detaje nga marrëveshja trepalëshe për bashkëpunim në fush&e...
Politike
26 March 2025, 20:53
A.Ll
Tamara Vuçiç ne Kenia
KOSOVA - Në një goditje diplomatike për Serbinë, Kenia ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet t...
Politike
26 March 2025, 20:52
B.Z
Vjosa Osmani
KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përsëri nga Bashkimi Evropian (BE) t’i heqë masat...
Politike
26 March 2025, 19:33
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se njohja e pavarësisë nga shteti i Kenias është një ...
Politike
26 March 2025, 19:06
B.Z
Albana Vokshi
TIRANË - Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka folur këtë të mërkurë mbi çështjen e Onkologjikut d...