11 June 2025, 12:54
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama po bën presione të jashtëzakonshme, teksa theksoi se lidhur me procesin zgjedhor të zhvilluar më 11 maj në Shqipëri janë kërcënuar edhe vëzhguesit ndërkombëtarë. Berisha tha gjatë një konference për shtyp se nuk di që ky rast të ketë ndodhur në ndonjë vend tjetër. Ai shtoi se pozita ka kapur Ramën dhe bandën e tij që udhëheq, sipas kryedemokratit, me krime monstruoze elektorale.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ne kërkojmë të faktojmë çdo shqiptari dhe mbarë komunitetit ndërkombëtar se cila ishte farsa e narkoshtetit. Në këtë kontekst, pra kjo betejë është sa kombëtare, aq edhe ndërkombëtare, kjo përpjekje. Ju e patë, ishit dëshmitarë se në dy ditë në Bruksel u arrit realisht që farsa elektorale e 11 Majit të ishte në bankën e akuzës. Ua thashë, fjalimet që u mbajtën aty nga europarlamentarë të rëndësishëm shumë, nga vëzhgues të zgjedhjeve nga Parlamenti Europian, nga udhëheqës të PPE, aty ishin një pretencë e vërtetë për farsën elektorale. Por, ne qëndrojmë në parimin që çdo gjë do faktojmë.
Ne duhet të faktojmë të gjitha pretendimet tona. Nuk është një gjë e re se mblidheshin kartat, por me rëndësi të madhe është deklarata e këtyre dy pensionistëve, që punonjësi i postës shkon dhe ua merr një javë më parë se do ua sjell pensionet dhe nuk u jep as pensionet, as kartat që të mos votojnë dot. Këta janë dhjetëra mijëra, mos më shumë. Ne këtu e vazhdojmë këtë betejë duke paraqitur fakte tronditëse. Ju çdo ditë do dëgjoni fakte tronditëse. Ne e kemi kapur në flagrancë Edi Ramën me krime monstruoze elektorale dhe bandën e tij që udhëheq. Sigurisht që ne do të arrijmë...
Ai po bën presione të jashtëzakonshme, janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë këtu, që nuk di të ketë ndodhur në ndonjë vend tjetër. Janë kërcënuar egërsisht, vetë Edi Rama dhe ministri i tij, Igli Hasani që këtu në Shqipëri thotë jam shqiptar, shkon në Greqi e thotë jam grek. Po çfarë është ai? As grek, as shqiptar nuk është. Se këta që janë si puna e këtij dhe Vangjelit, këta nuk janë për asnjërin komb. Po, po! Tavon e kam fjalën, jo Vangjelin, aleati ynë. Pra, këta kërcënojnë, ne mbrojmë të vërtetën para shqiptarëve dhe botës se kjo ishte një farsë.
sali berisha
Politike
11 June 2025, 12:43
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku pyet dhe...
Politike
11 June 2025, 12:41
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha ...
Politike
11 June 2025, 12:41
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sërish pamje të disa kartave të identitetit t&eu...
Politike
11 June 2025, 12:31
M.B
Personat e paraqitur në video
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë publike gjatë një konference për s...
Politike
11 June 2025, 12:28
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ka denoncuar sërish procesin zgje...
Politike
11 June 2025, 12:25
M.B
Donika Gërvalla
KOSOVA- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) tha të mërkurën se është duke i ndj...
Politike
11 June 2025, 12:17
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët ka reaguar ashpër pas v...
Politike
11 June 2025, 12:01
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Qeveria në detyrë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara ...
Politike
11 June 2025, 11:47
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit t&eum...
Politike
11 June 2025, 11:08
M.B
Elisa Spiropali
UKRAINA- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali do të marrë pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore që...