24 February 2024, 11:39
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka zbuluar planet e së ardhmes atëherë kur ai do të vendososë mos ta kryejë detyrën e të parit të qeverisë. Rama ka rrëzuar çdo informacion që qarkullon mbi karrierën e tij në vijim, duke thënë se nuk do të jetë politika zgjedhja e tij pasi të heqë dorë nga zyra e Kryeministrit.
Në një intervistë për drejtuesen e revistës “Neësbomb” Anila Basha, ai thotë se asnjë post, përfshi edhe Presidentin apo një detyrë në një organizatë ndërkombëtare nuk e jo më shumë se sa atelieja e tij.
“Mandati i tretë do të iki kur të vija dita e fundit në shtator të 2025-ës, e deri atëherë do të shihni plot punë e vepra të mira që do të marrin jetë. E kam të pamundur ta besoj se një zyrë e katërt në këtë karrierë do të më joshë dot më shumë se sa atelieja ime, ku kam shumë ide e fantazma të imagjinatës sime që më kërkojnë t’i nxjerr nga vetja dhe t’i sjell në jetë përmes syrit e dorës. Nuk më josh asnjë angazhim në politikën ndërkombëtare, siç nuk do të më kishte joshur dot as zyra e ministrit të kulturës së Francës, apo ajo e kryetarit të Bashkisë së Berlinit, sikur teorikisht ta fantazoja për një moment, duke u kthyer në kohën kur vendosa të hyj në të parën, apo të bëj fushatë për të hyrë e ndenjur 11 vjet në të dytën”, thotë Rama.
Aq i bindur është për këtë, saqë brenda të njëjtës pyetje e përsërit dy herë.
“Kjo e kryeministrit është zyra e tretë dhe e fundit e karrierës sime publike në politikë, tjetra do të jetë atelieja e “rrobaqepësisë” së ëndrrave të mia artistike, ku dua ta mbyll udhëtimin tim në këtë jetë me bindjen se çfarë mu dha nga Zoti e nga ata që më besuan, e ktheva sa dita e sa munda, pa u kursyer në asgjë dhe për asgjë, e me urimin që lashë mbrapa një kujtim të mirë”.
edi rama
Politike
24 February 2024, 08:54
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ministri i Jashtëm Igli Hasani përcolli një videomesazh, me rastin e dy vjetorit të luftës në Uk...
Politike
23 February 2024, 22:10
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Si është Shqipëria krahasuar me vende të ndryshme në nivel global, për dakordsinë për ...
Politike
23 February 2024, 21:09
N.F
Rama dhe Erdogan
TIRANË- Të martën, një marrëveshje për “median dhe komunikimin” është nënshk...
Politike
23 February 2024, 19:30
N.F
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur sot para mbësht&...
Politike
23 February 2024, 19:22
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka folur sot në tubimin përpara banesës së tij. Berisha ka a...
Politike
23 February 2024, 19:11
N.F
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur sot para mbështës...
Politike
23 February 2024, 19:00
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka folur sot në tubimin para shtëpisë së tij.
Berisha ka ak...
Politike
23 February 2024, 11:41
r.ll
indrit sefa
TIRANË- Indrit Sefa, përfaqësues ligjor i PD së vulës ka dhënë një deklaratë për mediat para ...
Politike
23 February 2024, 11:13
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi pas lirimit të katër protestuesve,...
Politike
23 February 2024, 10:12
M.B
Volodymyr Zelensky dhe Edi Rama
TIRANA- Samiti Ukrainë-Europa Juglindore dhe Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës do t&e...