29 September 2025, 17:59
Nga E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Kulturës Ina Zhupa, në ditën kombëtare të trashëgimisë kulturore, ka dorëzuar në Kuvend një projektligj për ndryshimin e ligjit 27/2018, për moslejimin e dhënies me koncesion të pasurisë kulturore. Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa shkruan se ka propozuar ndryshimin e neneve 171-173 duke thënë se janë riformuluar për të mbyllur çdo hapësirë që lejon dhënien në administrim të trashëgimisë kulturore te privatët, përmes formulave si PPP-të apo koncesionet.
Demokratja thekson se ato do të parashikojnë vetëm mundësinë e dhurimeve apo donacioneve, pa cenuar pronësinë dhe administrimin me dominancë shtetërore. Më tej Zhupa theksoi se trashëgimia jonë kulturore nuk është mall tregtar dhe pjesa e identitet kombëtar nuk mund të privatizohet.
Postimi i Ina Zhupës:
Sot, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kam depozituar në Kuvend projektligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore.
Ky projektligj synon ndryshimin e ligjit nr. 27/2018, i cili është hartuar në mospërputhje me Konventën e UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore (Paris, 1972). Edhe relacioni shoqërues i vetë Këshillit të Ministrave, në kohën kur ligji u miratua, e pranon këtë devijim.
Me këto ndryshime, ku nenet 171–173 janë riformuluar për të mbyllur çdo hapësirë që lejon dhënien në administrim të trashëgimisë kulturore te privatët, përmes formulave si PPP-të apo koncesionet. Ato do të parashikojnë vetëm mundësinë e dhurimeve apo donacioneve, pa cënuar pronësinë dhe administrimin me dominancë shtetërore.
Trashëgimia jonë kulturore nuk është mall tregtar. Ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar, e historisë dhe shpirtit të këtij vendi, dhe si e tillë, nuk mund të privatizohet në emër të koncesionarëve për interesa ekonomike.
Si Kryetare e Komisionit të Kulturës, mbetem e vendosur të bëj gjithçka që kjo trashëgimi të mbrohet, të lartësohet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm ashtu siç e meriton: e paprekur, dinjitoze dhe frymëzuese.
ina zhupa
Politike
29 September 2025, 17:11
E. D
pamje nga postimi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Me anë t...
Politike
29 September 2025, 16:42
Blerina Gjoka
Edi Rama, Erion Veliaj
TIRANË- Siç e kishte paralajmëruar nga qelia ku po pret gjykimin për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit t&eu...
Politike
29 September 2025, 15:48
E. D
Sara Mila
TIRANË- Deputetja socialiste Sara Mila dhe deputeti demokrat Besart Xhaferi shkëmbyen replikat e para mes tyre në seancë...
Politike
29 September 2025, 15:06
Belinda Balluku
TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend i është përgjigjur opo...
Politike
29 September 2025, 14:58
E.d
Strazimiri dhe Gogu
TIRANË – Deputeti i PD-së Gent Strazimiri ka ironizuar Toni Gogun duke e quajtur një njëri të Zoti...
Politike
29 September 2025, 14:58
I.A
Kuvendi
TIRANË- Opozita ka braktisur seancën plenare ditën e sotme. Pasi kanë përfunduar fjalët e tyre në Kuvend, në...
Politike
29 September 2025, 14:32
E.d
Sara Mila
TIRANË – Deputetja e PS-së Sara Mila, tha sot gjatë seancës parlamentare se kjo seancë i duket normale, pasi sipas...
Politike
29 September 2025, 14:30
I.A
Redi Muçi
TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka kërkuar që të rikthehet seanca për programi...
Politike
29 September 2025, 14:15
E.d
Toni Gogu
TIRANË – Deputeti i PS-së Toni Gogu, tha se projektligjet e sotme në Kuvend, erdhën për shkak të mbylljes s&e...
Politike
29 September 2025, 14:09
I.A
TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar programin qeverisës të Partisë Socialiste. Korreshi duke folur në Kuvend, thek...