14 July 2023, 13:11
Nga A.B

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është 'koka' që fshihet pas çështjes së inceneratorëve.
Deklarata:
Keni vënë re ju se si vjedh Belinda Balluku? I copëtojnë rrugët me lote. Unaza e Tiranës ka 13 vjet që nuk përfundon me lote. Përfundoi Rruga e Kombit për dy vite. Përfundoi rruga Levan-Vlorë për dy vite.
Pse e bëjnë kështu? Se kështu vjedhin me Salillarët dhe të tjerë dhe nuk futin kompanitë e huaja.
Kompanitë e huaja nuk janë, se ndjekin standarde të tjera. Ndaj ndërtoheshin rrugë me 2 milionë euro për kilometër. Me respektin më të madh për ndërtuesit shqiptarë, por rrugët janë ndërtuar nga kompanitë e huaja.
Dhe unë u bëj thirrje medieve t’u thonë shqiptarëve të vërtetën për këtë sipërmarje. Është banale të përflitet për sipërmarrje Zoto-Gugallja-Mërtiri.
Kjo është sipërmarrja Rama-Veliaj-Agaçi-Gjiknuri. Jam përpjekur të ekspozoj Ramën si kreu i organizatës. Nuk e bëj për qëllime politike, por dokumentet të detyrojnë të thuash të vërtetën. Sot ia mbathi. Ajo që tha avokati, koka e mbretit apo revolucionit, koka e mbretit iku. Nuk ishte Arben Ahmetaj koka e mbretit. Dhe po të shihni fytyrat e tyre, nuk kishte pamje të papara ndonjëherë. Do të studiohet edhe leximi i fytyrës, do të dalin aty të gjithë që janë të implikuar. Aty me firma janë me dhjetëra, me dhurata janë me dhjetëra.
sali berisha
Politike
14 July 2023, 13:03
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se PD do të zhvillojë së shpejti protesta....
Politike
14 July 2023, 12:47
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me in...
Politike
14 July 2023, 12:17
A.B
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në Angli. Kjo u bë e ditur nga avokati i tij Henrik Ligori, ...
Politike
14 July 2023, 11:42
m.s
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zv/kryeministri, Arben Ahmetaj, reagoi ditën e sotme pak para se Kuvendi i Shqipërisë t’i hapte rrug&e...
Politike
14 July 2023, 11:39
A.B
Agron Duka
TIRANË- Deputeti Agron Duka ishte një nga deputetët që abstenuan kërkesën e SPAK për lejimin e arrestimit t&e...
Politike
14 July 2023, 11:32
Rama duke lene Kuvendin
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lënë Kuvendin kur kreu i PD-së Sali Berisha, i ka bërë kë...
Politike
14 July 2023, 11:25
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një prononcim për mediat ka mohuar në mënyrë kategorike...
Politike
14 July 2023, 11:17
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të flasë për votimin që u bë në Kuvendin e Shqipërisë për Arben...
Politike
14 July 2023, 11:12
Fredi Beleri
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në q...
Politike
14 July 2023, 11:06
Sali Berisha
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi pas seancës së posaçme që i dha lejen SPAK për ...