LIVE UPDATES
Politike

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Gjatë fjalës së tij në këtë takim, ai mbrojti përfshirjen e arkitektëve të huaj në projektet e zhvillimit urban në Shqipëri, duke iu vënë kundër kritikave se ato po realizohen jashtë standardeve apo në dëm të pronarëve dhe banorëve.

1 October 2026, 11:42 Nga G.M
Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në prezantimin e pesë projekteve të paraqitura në kuadër të konkursit ndërkombëtar për rikonceptimin dhe zhvillimin e “Tirana Fountain Tower”. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, ai mbrojti përfshirjen e arkitektëve të huaj në projektet e zhvillimit urban në Shqipëri, duke iu vënë kundër kritikave se ato po realizohen jashtë standardeve apo në dëm të pronarëve dhe banorëve.

Sipas fjalës së kryeministrit Rama, në vend nuk ka ndodhur që qytetarët të nxirren me forcë nga shtëpia për tu zhvilluar një investim privat. Ai shtoi se bashkëpunimi me arkitektë ndërkombëtar të huaj u krijon profesionistëve shqiptarë mundësinë të punojnë me emra të nivelit të lartë të fushës.

Rama, e etiketoi Shqipërinë dhe Tiranën si “universitetin më të madh të hapur të arkitekturës në natyrë”, teksa u shpreh i bindur se në vitet e ardhshme arkitektët shqiptarë do të jenë në gjendje të konkurrojnë jashtë vendit. Njëkohësisht, ai pranoi se Shqipëria nuk i ka ende kapacitetet për projekte komplekse dhe shtoi se bashkëpunimi me profesionistë të huaj do të hidhet si baze e një shkolle të re të arkitekturës shqiptare.

Edi Rama: Absurditeti me demek ne projektet tona ne bëjmë nxjerrje me forcë nga shtëpitë të njerëzve për të imponuar projekte që arkitektët i bëjnë pa patur parasysh njerëzit.

Kjo është mungesë respekti për personalitet e një bote që ka më shumë përgjegjshmëri dhe sens të përkatësisë ndaj vendit se kanë komentatorët e punëve të tyre dhe është totalisht e pavërtetë.

Nuk ka ndodhur në Shqipëri asnjëherë që të nxirret dikush me forcë nga shtëpia për t’u zhvilluar një investim privat dhe asnjë privati nuk i është mohuar e drejta e tij për të zhvilluar apo jo një projekt.

Ne me zaptuesit që janë pjesë e proceseve të legalizimit, edhe për ata ligji është shumë i qartë dhe asnjëherë nuk kemi mbajtur anën e pronarit apo zhvilluesit, nuk ka garanci që të jepet një kontratë qiraje dikujt tjetër, për një nr. të caktuar vitesh e të paguhet nga zhvilluesit derisa qytetari të hyjë në programet e strehimit që i trajton bashkia.

Pyetje tjetër – arkitektë të huaj vijnë në Shqipëri për të bërë art ëashing, bulldozer politics dhe për të realizuar gjëra që janë jashtë standardeve.

E vërteta është krejt ndryshe, kemi patur diskutime për zhvillimin, pengesat që kanë dalë në zhvillimin urban dhe arkitektonik, por nuk do të thotë që ne në Shqipëri ndërtojmë pa rregulla apo bëjmë diçka që në vendet e tjera është e papranueshme dhe e palejueshme.

Në fakt ka diçka shumë të qartë për mua që është xhelozia e njerëzve mediokër dhe të njerëzve të cilët kapen pas nacionalizmit, pasaportës, kapen pas faktit që janë pjesë e komunitetit lokal dhe nuk kapen pas profesionit, argumentave dhe mundësive për të qenë konkurrues. Ndërkohë që janë shumë arkitektë dhe shumë profesionistë të rinj shqiptarë që janë pjesë e këtij transformimi dhe pjesë e punës me arkitektë të huaj.

Dhe kjo e bën Shqipërinë vendin ku arkitektët vendas kanë mundësi më shumë se vende të tjera që të rriten profesionalisht, që të punojnë me arkitektë që janë në nivelin më të lartë sot të mendimit dhe të profesionit.

Sot Shqipëria dhe Tirana janë universiteti më i madh i hapur i arkitekturës në natyrë.

Sot arkitektët kanë mundësi të takojnë, të ndjekin, të punojnë konkretisht me mjeshtra.

Për të shkuar të bësh 1 stazh 1-mujor në studio e këtyre mjeshtrave që janë sot, duhet të aplikosh dhe ke shans 1 në një mijë, mund të rrish në studion e tyre dhe s’mund të kesh kurrë shansin të flasësh sy më sy me arkitektin.

Ndërkohë që ky arkitekt vjen dhe ti je pjesë e projektimit bashkë me të.

Jam i bindur që disa vite më pas ne do të kemi arkitektë tanët që do të jenë në gjendje të konkurrojnë edhe përtej Shqipërisë dhe do të kemi 2, 3 emra shqiptarësh që do të jenë pjesë e kësaj elite.

Të mos harrojmë që ndërtimi i kullave është kaq kompleks, kaq delikat dhe kërkon kaq profesionistë të bërë bashkë, saqë ne duhet ta pranojmë që ne në Shqipëri nuk i kemi kapacitetet dhe dijet për ta bërë këtë gjë.

Hedhim bazat e një shkolle të re arkitekture shqiptare./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë