6 February 2025, 18:03
Nga N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për televizionin lokal “Istogu Chanel”, është pyetur për deklaratat e emisarit amerikan, Richard Grenell. Grenell në një reagim në “X” e ka cilësuar Kurtin si politikan jo të besueshëm dhe ka kërkuar të mos mashtrohen qytetarët e Kosovës kur Kurti pretendon se raportet me SHBA-në janë të mira.
Kurti gjatë intervistës u shpreh se analizë bëjnë analistët në studio dhe se ai ka qenë gjithë jetën aktivist dhe jo analist. Sipas tij Kosova po blen helikoptera dhe ka marrë grantin më të madh nga SHBA-ja gjatë qeverisjes së tij. Kurti shtoi se marrëdhëniet me SHBA-në s'kanë qenë kurrë më të mira dhe se kritika ka gjithmonë por duhet të ecin përpara.
“Ti e din shumë mirë, unë tan jetën kam qenë aktivist, po jo analist. Ata që bëjnë analiza janë nëpër studio televizive, që thonë a e pe qysh e kqyri… Kurrë ma mirë s’i kemi pasë. Po blejmë edhe helikoptera Black Haëk pas sistemit Javelin anti-tank, grantin më të madh nga SHBA e kemi marrë gjatë qeverisjes time. Kurrë ma mirë nuk u kanë. A ka naj herë kritika e vërejtje, po, po na duhet me ecë përpara”, tha Kurti.
Kurti ka thënë se tashmë pas qeverisjes së tij, raporti Kosovë-SHBA ka avancuar dhe nuk është vetëm diplomatik, por edhe i sigurisë dhe i fushës së energjetikës.
I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme ndërkombëtare, Richard Grenell në një postim në "X", shkroi se administrata e Trump do të vijojë për paqe për të gjithë në Ballkan, por sipas tij për këtë iu duhen partnerë të besueshëm.
Ai theksoi se qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme as gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden, ndërsa thotë se është kritikuar vazhdimisht si nga demokratët dhe republikanët për për marrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Ai shtoi më tej se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit dhe thotë se për shkak të tij në Kosovë kompanitë amerikane nuk po arrijnë të zgjerohen siç ndodh në Shqipëri dhe Serbi.
kurti grenell shba kosova
Politike
6 February 2025, 17:09
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Rainer Zitelmann, një autor gjerman në një pjesë të librit të tij "Origjina e varfëris&eu...
Politike
6 February 2025, 16:57
r.ll
klevis balliu
TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës, Klevis Balliu ka mbajtur sot një deklaratët për mediat ku shprehet ...
Politike
6 February 2025, 16:45
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Vendvotimet për zgjedhjet parlamentare në Kosovë hapen të dielën e 9 shkurtit, në orën 7. A...
Politike
6 February 2025, 16:46
r.ll
pamjet e ndara nga bardhi
SHBA- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka marrë pjesë ditën e sotme në&n...
Politike
6 February 2025, 15:58
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Millosh Kovaçeviç, 32 vjeç, nga fshati Bajë i Komunës së Skenderajt, thotë se ës...
Politike
6 February 2025, 10:58
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të niset drejt Spanjës për të marrë pjesë në “Espanol Uni...
Politike
6 February 2025, 13:36
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Kanë mbetur edhe tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgj...
Politike
6 February 2025, 13:03
B.Z
Michel Tarran
TIRANË - Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, ka dhënë sot një mesazh p&eum...
Politike
6 February 2025, 12:48
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në mandatin e tij të katërt do të përdorë Inteligjencën Art...
Politike
6 February 2025, 12:12
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në tryezën e organizuar nga Banka e Shqipërisë lidhur me prezanti...