21 July 2026, 10:29
Nga D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë në një mbrojtje të fortë të "Paketës së Maleve", duke hedhur poshtë akuzat dhe kërkesat për anulimin e saj, të cilat i ka cilësuar si keqkuptime apo qëndrime të atyre që i shohin malet vetëm nga qyteti.
Në një reagim të gjerë live në rrjete sociale, Rama sqaroi se thelbi i paketës nuk është tjetërsimi i territoreve, por dhënia e mundësisë reale për qytetarët dhe emigrantët që kanë trashëguar prona, për t'i kthyer ato në asete ekonomike.
Kreu i qeverisë theksoi se turizmi po shndërrohet në një shtyllë gjithnjë e më domethënëse të ekonomisë, ndërsa kjo paketë shërben pikërisht si një politikë mbështetëse për njerëzit dhe zhvillimin e pronës.
“Këtu nuk jemi në kushtet ku shiten malet. Këtu jemi në kushtet kur malet po hapen për ata që në male kanë trashëguar një pronë. Jemi në kushtet kur mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë. Turizmi do shkojë duke u bërë ekonomi gjithnjë e më domethënëse. Paketa e maleve është politikë për njerëzit, të drejtën e pronës, zhvillimit të pronës. Politikë që u shkon për shtat atyre që për vite nuk kanë mundur ta kthejnë pronën në aset financiar. Ca do me thënë të anulohet paketa e maleve, dmth që këto njerëz të mbeten pezull sepse disave që malet i shohin nga qyteti, nuk kam parë ndonjë komunitet nga këta që preken se për shkak nuk e kanë këtë paketë, të çohen të thonë që kjo paketa po na merr pronat.
Ata mezi e presin, kjo është rezultat i shumë bisedave, i shumë përpjekjeve, nuk është diçka që lindi sa hap e mbyll sytë. Ka turizëm elitar dhe ndaj fshatrat e Zvicrës janë aq të pasur, sepse turistët atje paguajnë shumë lekë. Është një paketë për emigrantët se janë me të drejta të njëjta, dhe nuk mund t’i gëzojnë se ligjit 7501 nuk ua jep se nuk kanë letrat. Chestnut hill është në një zonë ku ha guri pulën dhe kujt do i shkonte ndër mend se do shkohej atje për biznes dhe sukses. Sa për sharjet më bëhen vetëm shëndet dhe forcë, janë problem i atyre që i bëjnë se si hynë këtu ashtu edhe dalin.” u shpreh Rama./Dosja.al
edi rama paketa e maleve
Politike
21 July 2026, 10:18
D.S
Edi Rama
TIRANË- Në një reagim të fortë kundër protestave dhe thirrjeve për dorëheqjen e tij, kryeministri E...
Politike
21 July 2026, 10:04
D.S
Erion Veliaj
TIRANË- Sot pritet të zhvillohet seanca e radhës në themel në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion V...
Politike
21 July 2026, 10:02
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen lidhur me protestat masive që kanë përfshirë Tiranën dhe ...
Politike
20 July 2026, 19:52
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Media e huaj Eureporter i ka kushtur një artikull çështjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, për t...
Politike
20 July 2026, 17:02
G.M
Kuvendi
TIRANË- Deputeti i PD-se Gazmend Bardhi ka kërkuar gjatë seancës së sotme plenare ndryshimin e rendit të ditës, ...
Politike
20 July 2026, 16:57
E.d
Niko Peleshi
TIRANA- Seanca plenare në Kuvend është mbyllur, pas dy ndërprerjeve dhe bllokimit të foltores nga deputetët e op...
Politike
20 July 2026, 16:51
E.d
Pamje
TIRANA- Seanca plenare në Kuvend ka rinisur, pasi u ndërpre për dy herë. Më herët deputetët e opozitës, bllok...
Politike
20 July 2026, 16:13
E.d
Snezhana Paunoviç
Para se të emërohej ministre në Qeverinë e Serbisë në vitin 2025, Snezhana Paunoviq merrte...
Politike
20 July 2026, 15:39
E.d
Pamje
TIRANA- Tensionet në Kuvend janë rikthyer, ndërsa opozita nuk e lëshuar foltoren duke bërë që seanca të nd&eu...
Politike
20 July 2026, 15:35
E.d
Pamje
TIRANA- Seanca plenare ka nisur sërish në Kuvend, por është shoqëruar me tensione. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i ka b&...