LIVE UPDATES
Politike

NYT: Projekti luksoz i Kushnerit përplaset me pakënaqësitë e shqiptarëve

Artikulli i NYT nënvizon kontrastin e madh mes motiveve reale të qytetarëve shqiptarë dhe mënyrës se si kauza e tyre po perceptohet jashtë kufijve.

21 June 2026, 14:34 Nga D.S

NYT: Projekti luksoz i Kushnerit përplaset me pakënaqësitë e

TIRANË- Gazeta prestigjoze The New York Times  ka publikuar një artikull ku informon mbi situatën politike në Shqipëri.

Artikulli i NYT nënvizon kontrastin e madh mes motiveve reale të qytetarëve shqiptarë dhe mënyrës se si kauza e tyre po perceptohet jashtë kufijve.

Më tej theksohet se, ndërkohë që protestuesit shprehen se po luftojnë kundër korrupsionit të sistemit politik që ka dominuar vendin për 35 vitet e fundit, e majta dhe e djathta amerikane po i përdorin këto tubime për të shënjestruar figurën e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, dhe për të promovuar agjendat e tyre përkatëse mbi oligarkinë globale apo teoritë e konspiracionit.

Artikulli i plotë:

"Për më shumë se tre javë, protestuesit janë mbledhur paqësisht në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, nën përshëndetjet e amerikanëve që i shohin si luftëtarë të guximshëm kundër Presidentit Trump, Izraelit dhe lakmisë së “1 për qindëshit” më të pasur.

Protestat u nxitën nga zemërimi publik pas sjelljes së dhunshme të rojeve private të sigurisë në vendin ku planifikohet një zhvillim bregdetar, i financuar nga dhëndri i Trump, Jared Kushner, dhe investitorë nga Gjiri Persik, me një kosto të vlerësuar prej më shumë se 4 miliardë dollarësh.

Për të majtën amerikane, shqiptarët po i rezistojnë korrupsionit të familjes Trump dhe atyre që ata i quajnë miliarderë grabitqarë. Teoricienët e konspiracionit të së djathtës kanë përqafuar një teori tjetër: ata e shohin kundërshtimin ndaj Izraelit dhe planeve të supozuara për atë që e quajnë “një ishull të ri Epstein” në brigjet jugore të një prej vendeve më të varfra të Europës.

Por, shqiptarët që marrin pjesë në protesta nuk bien dakord me asnjë nga këto shpjegime.

“Ne po protestojmë kundër gjithçkaje tjetër”, shtoi ai, duke u ankuar se Shqipëria është qeverisur që nga rënia e komunizmit, 35 vjet më parë, nga të njëjtët politikanë që kujdesen për interesat e tyre, hyjnë e dalin nga pushteti, u japin kontrata shtetërore miqve të tyre në biznes dhe u kushtojnë pak vëmendje problemeve ekonomike dhe shqetësimeve të njerëzve të zakonshëm.

Protestat nisën pasi në internet qarkulloi një video që tregonte roje private sigurie, më 30 maj, duke tërhequr me forcë një burrë që iu bashkua disa dhjetëra banorëve dhe aktivistëve mjedisorë në një plazh në jug të Shqipërisë, të cilin Kushner dëshiron ta përfshijë në projektin e propozuar për hotel dhe resort luksoz.

Ata ishin mbledhur për të protestuar kundër shfaqjes së papritur të një gardhi metalik me tela me gjemba në plazh, i cili ndodhet në një zonë të shpallur “peizazh i mbrojtur”, kategori që lejon ndërtime, pranë fshatit Zvërnec. Zona dhe ishulli kryesisht i pabanuar i Sazanit, aty pranë, janë të dy pjesë e planit të propozuar për zhvillim.

Sazan Real Estate Development LLC, kompania e lidhur me Kushner që mbikqyr projektin, tha se rojet që kishin dhunuar protestuesin ishin të punësuar nga një kompani e tretë sigurie. “Incidenti është shqetësues dhe nuk pasqyron standardet që ne presim nga asnjë palë që punon në lidhje me projektin”, deklaroi kompania. (VIDEO KËTU)

Qeveria u përpoq ta shuante zemërimin publik duke hequr licencat e dy kompanive private të sigurisë të përfshira në incidentin në plazh, duke shkarkuar shefin lokal të policisë dhe duke urdhëruar heqjen e gardhit.

Megjithatë, protestat vazhduan, duke e kthyer bulevardin qendror të Tiranës në një festë të përnatshme ku marrin pjesë të rinj dhe të moshuar, duke i dhënë jetë asaj që është quajtur “revolucioni i flamingove”, një referencë për shpendët, që janë një pasuri në zonën e mbrojtur.

Çdo natë shpaloset një pankartë e madhe në anglisht ku shkruhet: “Albania is not for sale” (“Shqipëria nuk është për shitje”).

Rama tha në një intervistë se në janar ishte takuar në Tiranë me Ivanka Trump, e cila është e martuar me Kushner, si dhe me një ekip arkitektësh të përfshirë në projektin e propozuar. Por ai këmbënguli se nuk është nënshkruar asnjë kontratë dhe nuk është lëshuar asnjë leje ndërtimi. Ishulli që ndodhet në qendër të projektit, tha ai, i përket shtetit dhe nuk është shitur, as nuk do të shitet.

 

Pretendimet në internet se ndërtimi ka nisur tashmë, tha Rama, janë pjesë e një “uragani histerie dixhitale”, megjithëse ai pranoi se ka pasur disa “përgatitje të terrenit”, përfshirë shtrimin e një rruge me zhavorr përmes pyllit.

Ndërsa disa protestues, të etur për të tërhequr vëmendjen e televizioneve të huaja, kanë mbajtur pankarta në anglisht kundër Kushner dhe Ivanka Trump, objektivat kryesorë të zemërimit të tyre janë Rama, 61 vjeç, i cili ka qenë pjesë e qeverisë që nga viti 1998, dhe ish-kryeministri Sali Berisha, 81 vjeç, drejtues i partisë kryesore opozitare.

Protestuesit kanë brohoritur: “Rama në burg, Berisha në burg.”

Rama, i cili siguroi mandatin e katërt si kryeministër vitin e kaluar kur Partia Socialiste fitoi bindshëm zgjedhjet, tha se shqiptarët po përdoren si “mish për top” në “një luftë në Shtetet e Bashkuara dhe Europë kundër Trump”.

Një vërshim online me pretendime të ekzagjeruara për numrin e protestuesve, dezinformim për qëllimet e tyre dhe raportime të rreme për përplasje të dhunshme, tha ai, tregon se “demokracitë po kryejnë vetëvrasje” duke “lejuar që ky helm dhe ky infeksion të gërryejë plotësisht trupin e tyre”.

“Demokracia pa të vërtetën nuk është më demokraci”, shtoi ai.

Megjithatë, edhe vetë qeveria ka kontribuar në përplasjen online, me pretendime se Irani ka nxitur protestat si hakmarrje ndaj Shqipërisë për strehimin e grupit opozitar iranian Mujahedeen Khalq. Zyrtarë të tjerë kanë pretenduar se industria turistike në Greqinë fqinje, e shqetësuar për konkurrencën nga Shqipëria, ka nxitur madje edhe financuar protestuesit.

Elez Biberaj, politolog dhe ish-drejtues i Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, tha se protestat nuk janë kundër familjes Trump, por “pasqyrojnë kolapsin e besimit publik te i gjithë sistemi politik” në Shqipëri.

Kjo, në masë të madhe ka humbur në përkthimin e situatës, duke i kthyer problemet e brendshme të një prej vendeve më të varfra, më pro-amerikane dhe më të vogla të Europës — me më pak se tre milionë banorë — në një çështje simbolike globale si për të majtën ashtu edhe për të djathtën në platforma si TikTok, X dhe Instagram.

Lutfi Dervishi, 58 vjeç, analist i pavarur politik, tha se vetë ishte rritur para rënies së sistemit komunist dhe se i kishte parë gjithmonë Shtetet e Bashkuara si një simbol të sundimit të ligjit dhe lirisë së medias.

“Kurrë nuk do ta kisha imagjinuar, as në ëndrrat më të çmendura, që amerikanët do të kërkonin frymëzim nga Shqipëria”, tha ai.

Protestuesit kanë frymëzuar kryesisht progresistët amerikanë. Senatori Bernie Sanders i përshëndeti në X si pararojën e rezistencës kundër “oligarkisë globale”, duke shkruar se Shqipëria është ngritur kundër një “resorti luksoz katastrofik për mjedisin, të planifikuar nga dhëndri i Trump, Jared Kushner, dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari”.

Rachel Maddow, moderatorja liberale e lajmeve televizive, përshëndeti “protestat masive kundër korrupsionit të Donald Trump dhe familjes së tij”.

Edhe disa figura të së djathtës amerikane kanë gjetur arsye për t’i mbështetur protestat. Alex Jones, teoricien i njohur i konspiracionit, lavdëroi protestuesit për përpjekjen e tyre për të rimarrë tokën “nga Izraeli, Kushner, Rothschildët dhe Ivanka Trump”, duke pretenduar se Shqipëria “po hyn në luftë civile”, me “shpërthime bombash dhe sulme me mitraloz”. Asnjë prej këtyre pretendimeve nuk është i vërtetë.

Video të filmuara vite më parë gjatë trazirave në Tiranë janë paraqitur ditët e fundit në internet si dhunë e shkaktuar nga zemërimi i shqiptarëve kundër Trump dhe familjes së tij. Ndërkohë, një grumbullim i madh tifozësh spanjollë pranë një plazhi në veri të Spanjës është etiketuar në internet si protestë kundër Trump në Tiranë.

Mbështetja online për protestat shqiptare ka rrëshqitur herë pas here edhe në deklarata hapur antisemitike. Disa pretendojnë se hebrenjtë duan të pushtojnë pjesë të Shqipërisë dhe t’u imponojnë shqiptarëve, shumica e të cilëve janë nominalisht myslimanë, të njëjtin fat si palestinezëve.

Pretendime të tilla bëjnë që disa protestues të shqetësohen se aktivistë të huaj po përpiqen të rrëmbejnë kauzën e tyre.

Baki Goxhaj, 41 vjeç, mysliman praktikues dhe aktivist pro-palestinez në Vlorë, udhëton çdo ditë drejt Tiranës për të marrë pjesë në protesta me bashkëshorten e tij.

“U kam thënë të tjerëve: Mos bërtisni ‘Poshtë hebrenjtë’”, tha ai.

“Kjo lëvizje nuk është kundër Trump dhe as kundër hebrenjve. Është kundër qeverisë sonë shumë të korruptuar.”

Ajo që Goxhaj dhe shumë të tjerë e shohin si korrupsion lidhet shpesh me shitjen dhe përdorimin e tokës, një çështje shumë e ndjeshme në Shqipëri, ku ish-diktatori komunist Enver Hoxha konfiskoi të gjithë pronën private pasi mori pushtetin në vitin 1944.

Kur komunizmi mori fund, gjykatat shqiptare u përballën me një lumë pretendimesh të kundërta për pronësinë, nga ish-pronarët dhe pasardhësit e tyre.

Gentian Mocka, 56 vjeç, tha se familja e tij ka luftuar për dekada në gjykata për të rimarrë më shumë se 91 hektarë tokë të konfiskuar nga regjimi komunist.

Prona, sipas tij, më pas u përvetësua me mashtrim nga një avokat lokal që ka punuar për Artur Shehun, një shqiptar që jeton në Miami, dhe është pjesë e parcelës së tokës që iu shit partnerëve të Kushner nga Katari për projektin e resortit luksoz.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshoi javën e kaluar një urdhër arresti për Artur Shehun, shtetas amerikan i natyralizuar, duke e akuzuar për blerje toke dhe përdorimin e projekteve të ndërtimit në Shqipëri për pastrim parash të trafikantëve të drogës. Të ardhurat nga shitja e tokës së tij tek blerësit nga Katari janë ngrirë, tha Rama, por vetë shitja mbetet në fuqi.

Shehu nuk iu përgjigj kërkesave për koment. Më herët ai i kishte quajtur “fake news” akuzat për takime me trafikantë droge dhe kishte deklaruar se shitjen e tokës për Kushnerin dhe investitorët e kishte organizuar përmes një ndërmjetësi, të cilit nuk i bëri publik emrin.

Mocka tha se, nëse arrin ta rimarrë tokën, do të ishte i gatshëm t’ia shiste për projektin e Kushner. “E gjithë familja do ta shesë dhe thjesht dëshiron që kjo histori të marrë fund”, tha ai.

Rama tha se protestuesit janë të lirë të mblidhen në mënyrë paqësore përpara zyrës së tij, duke shtuar: “Shqipëria nuk është një diktaturë.”

Por ai këmbënguli se protestat nuk do ta ndalin projektin e resortit të Kushner. “Nuk do të anulohet”, tha ai. “Kjo është e sigurt.”, shkruan NYT./Dosja.al

nyt protestat nhe shqiperi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin