15 April 2025, 22:40
Nga N.F
Fleta e votimit
TIRANË- Për të gjithë ju që keni paqartësi sa i takon mënyrës si duhet të votoni më 11 Maj, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i shpjegoi në detaje të gjithë hapat. Celibashi ishte sonte i ftuar në studion e “Opinion” ku shpjegoi se si duhet të veprojë një votues. Fleta e votimit është tejet voluminoze, kështu që mund të krijohet konfuzion.
Celibashi gjatë fjalës së tij u shpreh se ka dy mënyra votimi, për partinë ose koalicionin e partive. Ai theksoi se qytetari mund të votojë vetëm subjektin politik dhe të mos vërë asnhë kryq tek emri i një kandidati. Po ashtu e anasjellta, mund të shënohet vota për një kandidat edhe pa zgjedhur parti politike. Kreu i KQZ theksoi se nëse shënohen dy kryqe, fleta e votimit është përsëri e vlefshme.
Ai shtoi se nëse voton një parti, edhe kandidati duhet t’i përkasë po asaj partie. Në rast të kundërt, vota juaj nuk vlen! (Përshembull nëse ju votoni një parti, por edhe kandidatin e një partie tjetër)
“Do duhet të zgjedhë, o partinë o kandidatin! Nëse voton vetëm kandidatin, vota i shkon edhe partisë”, theksoi Celibashi.
Ai theksoi se në fletën e votimit janë edhe emrat e ‘garuesve’ në listë të mbyllur. Celibashi tha nëse vendosët kryqi tek njëri prej emrave tek kjo listë, fleta e votimit nuk “del jashtë loje”, por ama nuk ka sens. Sipas tij vota juaj s’ka vlerë në këtë rast. Kryekomisioneri tha se renditja e kandidatëve për deputet bëhet në bazë të votave më pas, për marrjen e mandateve. Megjithatë respektohet rregulli që kandidati i tretë në çdo listë duhet të jetë grua.
celibashi zgjedhjet e 11 majit
Politike
15 April 2025, 22:15
N.F
Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu
KOSOVË- A kanë dhënë dorëheqje anëtarët e Qeverisë që janë...
Politike
15 April 2025, 22:05
r.ll
sali berisha
TIRANË- Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të zhvillojë më 27 prill takim me shq...
Politike
15 April 2025, 21:58
N.F
Zhupa
TIRANË- Kandidatja e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Qarkun e Tiranës, Dhurat...
Politike
15 April 2025, 21:24
r.ll
foto ilustruese
FIER- Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit mes hetuesve të BKH, të cilat shoqër...
Politike
15 April 2025, 21:27
N.F
Enver Hasani
KOSOVË- Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhëni...
Politike
15 April 2025, 20:50
N.F
Takimi
VLORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Vlorë u shpreh se diaspora është...
Politike
15 April 2025, 20:47
r.ll
prezantimi i kandidateve
VLORË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se qytetarët shqiptarë do të marrin mbrapsht ato ...
Politike
15 April 2025, 20:27
N.F
Berisha
VLORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Vlorë është shprehur se pa...
Politike
15 April 2025, 20:13
r.ll
sali berisha
VLORË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sot në prezantimin e kandidatëve për deputetë...
Politike
15 April 2025, 20:11
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me nisjen e procesit të votimit të shqiptarëve që banojnë jashtë...