7 September 2025, 12:54
Nga E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Albin Kurti është votuar unanimisht për kryeministër i Qeverisë së Kosovës, në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Në fjalimin e tij, Kurti premtoi se mandatin e ardhshëm, transporti publik është ndër fushat që kërkohet shumë angazhim.
Kurti ka thënë se në mandatin e ri do të mbështeten gjyshërit e secilës familje që ka fëmijë. Gjithashtu ai shtoi se gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat do të marrin 100 euro shtesë çdo muaj. Mes tjerash, Kurti ka përmendur synimin e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO.
“Do të nisim me përjetësimin e programit anembanë. Do të krijojmë rrjet të integruar në gjithë territorin e vendit. Bileta do të jetë e subvencionueshme dhe me 10 euro të gjithë do të jenë në gjendje të udhëtojnë anembanë. Do të investojmë mbi gjysmë miliardi euro në Brezovicë. Do të sigurohemi që të bëhet e famshme në mbarë botën. Do të mbështesim sipërmarrësit e diasporës”, ka thënë ai.
Paga minimale do të rritet mbi 500 euro. Për veturat e importuara nga BE-ja do të heqim taksën për 10 për qind. Do ta themelojmë fondin e sigurimeve shoqërore nga i cili do të themelohet pagesa për pushimin e lehonisë. Në mandatin e ri do të shtojmë bursat e mobilitetit. Do të dyfishojmë buxhetin e bursave. Do të nisim ciklin e boneve për fëmijët që hyjnë në kopshtet private”, Tha Kurti.
Gjatë fjalës së tij Kurti ka sulmuar edhe Gjykatën Kushtetuese, për të cilën tha se po funksionion si hije politike e opozitës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, ku Kurti u propozua sërish për kryeministër, ai tha se në këto muajt e krizës politike, tre muaj vonesë u shkaktuan si pasojë e Kushtetueses, me bllokadat që ajo ka vendosur.
Kurti shtoi se nuk është hera e parë që Kushtetuesja ka penguar sipas tij punët e mira të qeverisë. Sipas tij, në tetë raste, me vendimet e kësaj gjykate, janë penguar nismat reformuese të qeverisë duke u shpallur si antikushtetuese.
“Gjykata Kushtetutese po funksionon si një hije politike opozite e Vetëvendosjes. Meqë tani u zgjodh kryetari i Kuvendit dhe katër nënkryetarë, Gjykata mori masë të përkohshme sipas kërkesës së Listës Serbe. Pa arsyeshëm, besoj unë dhe kërkoj që 120 deputetë të Republikës të vegjetojnë deri më 30 shtator. Kjo është ngjashëm sikur ministri ynë i Shëndëtësisë, Arben Vitia, të lëshojë një vendim mjeksor të ata 7 gjyqtarë duhet të shkojnë në pushim mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar të tyre.
Të vetmen dilemë që kam është nëse kjo masë është më shumë absurde apo e dëmshme. Gati nga katër muaj e gjysmë prej mesit të prillit deri te zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, tre muaj janë vonesë e Gjykatës Kushtetuese. 2/3 e kohës kemi qenë duke pritur vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cilës i adresohej opozita. Gjykata Kushtetuese na e ka rrëzuar ligjin për vendosjen e çmimit tavan. Kjo ka qenë dita më e pikëlluese e imja si kryeministër", Tha Kurti.
albin kurti
Politike
7 September 2025, 12:14
Albin Kurtin
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurtin njëherësh kryeministër n&eu...
Politike
7 September 2025, 11:12
E. D
pamje nga vendngjarja
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet anës Bunës në Shkodër ku po ndë...
Politike
7 September 2025, 10:35
E. D
Charles McGonigal
SHBA- Gazeta amerikane The Bureau ka zbuluar detaje të reja lidhur me dosjen e ish-agjentit të FBI, Charles Mcgonigal...
Politike
7 September 2025, 08:32
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksi Qukës-Qafë Plloçë i cili është hapur z...
Politike
6 September 2025, 22:02
r.ll
ilir meta
TIRANË- Ish-deputetja, Monika Kryemadhi ka ndarë në rrjetet e saj sociale një video urimi për 21-vjetorin e themelimit t...
Politike
6 September 2025, 15:17
r.ll
farage, ferizi
BRITANI- Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Uran Ferizi ka zhvilluar një takim me Nigel Farage, lidhur m...
Politike
6 September 2025, 13:30
I.A
KOSOVË- Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka nisur një kërkesë ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati...
Politike
6 September 2025, 12:35
I.A
Pamjet
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të tjera nga lirimi i hapësirave publike në Tiranë. Teksa ka pub...
Politike
6 September 2025, 12:05
I.A
Nigel Farage dhe Edi Rama
ANGLI- Nigel Farage nga partia Reform UK ka zbuluar planet për drekën me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Dreka pritet ...
Politike
6 September 2025, 10:53
I.A
Genta Vangjeli
TIRANË- Partia Demokratike ka nxjerrë në dritë takimet e shumta të Alex Soros me Kryeministrin shqiptar Edi Ra...