4 May 2026, 10:14
Nga I.A
Ilir Meta
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë. Mësohet se përmes avokatit të tij, Meta ka ofruar një garanci pasurore prej 50 mijë eurosh.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 04.05.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 120 akti, datë 22.04.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit I.M: “Ankim kundër vendimit nr. 242, datë 24.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit personal të arrestit në burg, në një masë tjetër: arrest në shtëpi, garanci pasurore, detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ose ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe vendosi: – Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri I.M., nëpërmjet mbrojtësit av. Kujtim Cakrani, ndaj disponimit nr. 242, datë 24.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. – Ky vendim t’i njoftohet palëve. – Ndaj këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë. Tiranë, më 04.05.2026.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
ilir meta
Politike
4 May 2026, 09:44
I.A
Gjykata e Larte
TIRANË- Një vendim me ndikim të gjerë në praktikën gjyqësore pritet të merret këtë të...
Politike
4 May 2026, 09:21
I.A
Pamjet
TIRANË- Ngjarja e djeshme në Durrës, ku u vranë dy fëmijë të mitur 10 dhe 12 vjeç ka rikthyer në pah ...
Politike
4 May 2026, 08:54
I.A
Edi Rama
ARMENI- Kryeministri Edi Rama mbërriti këtë mëngjes në vendin ku do të mbahen punimet Samitit të 8-të t&eu...
Politike
3 May 2026, 21:46
D.S
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se vrasësit e fëmijëve në Durrës dhe mbrojtësve të tij ndësh...
Politike
3 May 2026, 21:01
D.S
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik sot në Durrës ku humbë...
Politike
3 May 2026, 19:33
D.S
EDI RAMA
DURRËS- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Durrës, ku humbë...
Politike
3 May 2026, 16:49
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Edi Ramës, duke i cil&eu...
Politike
3 May 2026, 14:55
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Armenisë për të marrë pje...
Politike
3 May 2026, 13:52
I.A
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Korçë, për procesin e...
Politike
3 May 2026, 13:10
I.A
Ervin Salianji dhe Sali Berisha
TIRANË- Ish deputeti Ervin Salianji ka shtuar akuzat në drejtim të kreut të PD Sali Berisha, duke dekla...