27 July 2023, 09:05
Nga A.B
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacionin organizuar gjatë mbrëmjes së djeshme të Policisë së Shtetit, ku u arrestuan eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë së Shtetit si edhe prokurorë të implikuar me krimin. Balla deklaron se ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë.
REAGIMI i Ballës:
Gjatë gjithë natës së sotme Policia Shtetit ka finalizuar një operacion kompleks të goditjes së krimit të organizuar, rezultat konkret i bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme, të cilën e falënderoj për bashkëpunimin dhe besimin. Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë së Shtetit, si edhe prokurorë të implikuar me krimin
Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë.
Përgëzoj drejtuesit dhe pjesëmarrësit e uniformave blu në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.
Gjithashtu shpreh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizmit të shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.
Faleminderit të gjithëve dhe vetëm përpara!
aksioni i policise taulant balla
Politike
27 July 2023, 08:43
m.s
Benet Beci dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Prishtinë në një takim kreun e Bashkis&...
Politike
26 July 2023, 23:22
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas njoftimit se Komisioni i Etikës e kishte anuluar mbledh...
Politike
26 July 2023, 23:00
k.m.
Lavdrim Krashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Lavdrim Krashi ka ndarë detaje lidhur me takimin e sotëm me kryeministrin Edi Ram...
Politike
26 July 2023, 22:43
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Komisioni i Etikës në fraksionin e Lulzim Bashës, i drejtuar nga Flutura Açka ka shfuqizuar vendimin e Se...
Politike
26 July 2023, 22:31
k.m.
Dashnor Sula dhe Flutura Açka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar lidhur me deklaratën e koleges së ...
Politike
26 July 2023, 20:56
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë disa mesazhe socialistëve të mbledhur për takimin e Asamblesë së ...
Politike
26 July 2023, 20:08
k.m.
Selia e PS
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka shkarkuar të gjithë sekretariatin e Partisë Socialiste. E gjith...
Politike
26 July 2023, 19:37
k.m.
Pamje nga takimi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi sot pasdite socialistët në Asamblenë Kombëtare për të njoftuar dy...
Politike
26 July 2023, 19:33
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Asambleja e Partisë Socialiste ka bërë që numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha të da...
Politike
26 July 2023, 19:17
k.m.
Bledi Çuçi
TIRANË- Pas shkarkimit si ministër i Brendshëm, kryeministri Edi Rama i ka besuar një tjetër detyrë...