6 June 2022, 17:21
Nga k.m

TIRANË- Në nisjen e seancës së sotme plenare, të drejtuar nga Ermonela Felaj, i pari që ka marrë fjalën ka qenë deputeti i PD-së, Tritan Shehu i cili kritikoi mazhorancën duke i akuzuar për shkelje të rëndë të rregullores.
Shehu ka kërkuar që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë, e cila e propozuar disa ditë më parë nga Kryetari i PD-së Sali Berisha nuk u miratua.
“Ka një problem të rëndë procedural që lidhet me mosrespektim e rregullores. Ne kemi një rregullore të shenjtë. Prej shumë ditësh një grup deputetësh kemi depozituar kërkesën për mocion debat për të dënuar gjenocidin serb. Në bazë të rregullores thuhet që brenda tre ditësh duhet të mblidhet konferenca e kryetarëve.”-tha Shehu.
Ndërkohë që dhe deputeti tjetër i Partisë Demokratike Luan Baçi, në fjalën e tij në seancën e sotme plenare është ankuar për kohën që janë përcaktuar për seancat e lira, ku deputetët flasin për shqetësimet e zgjedhësve.
“Të gjejmë kohë edhe për ne që jemi jashtë grupeve parlamentare. Keni vënë vetëm 22 minuta për deputetët jashtë grupeve parlamentare. Duhet të kishte kohë të bollshme për çdo deputet që të shpaloste problematikat e zgjedhësve. Unë për shembull nuk flas dot sot. 22 minuta është kohë e pamjaftueshme”, tha Baçi.
Felaj informoi deputetin se një ndryshim i tillë do të kërkonte ndryshimin e gjithë rregullores së Kuvendit.
“Ju e thatë edhe vetë që koha është përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Nëse do të ndryshonte në të ardhmen duhet ta diskutojmë së bashku”, tha Felaj.
Politike
6 June 2022, 17:19
Foto ilustruese
Sëmundjet qarkullimit të gjakut mbeten ndër shkaqet kryesore të vdekjes së qytetarëve shqiptarë. S...
Politike
6 June 2022, 17:15
Kelment Baçi
Foto ilustruese
Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar rreth 100 mijë euro në dy muajt e fundit vetëm për dietat e deputetëve...
Politike
6 June 2022, 16:10
k.m
Ilir Meta
TIRANË- Disa drejtori vendore të Kadastrës nuk po i japën informacionin që kërkon Këshillit të Emëri...
Politike
6 June 2022, 15:16
Albana Vokshi
TIRANË- Pas përfundimit të zgjedhjeve për sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatit,...
Politike
6 June 2022, 14:41
Trupi diplomatik suedez
TIRANË- Ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad ka bërë që kalimtarët sot në Tiranë që p&eum...
Politike
6 June 2022, 14:21
A.B
Ambulance
VLORË- Një 31-vjeçar është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. I riu me in...
Politike
6 June 2022, 14:15
A.B
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu prezantoi ditën e sotme në Komisionin për Shë...
Politike
6 June 2022, 14:02
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar bllokimin që iu bë Sergey Lavrov në Serbi pasi...
Politike
6 June 2022, 13:53
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se shqiptarët merren me fjalë dhe kritikojnë kur vjen puna tek menaxhimi i zjarreve n...
Politike
6 June 2022, 12:59
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë publike denoncimin e një oficeri i cili tregon se si &eu...