24 February 2024, 19:43
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Gjatë fjalimit të tij, lideri i opozitës, Sali Berisha iu drejtua qytetarëve duke iu thënë se shumë shpejt do ta marrin vesh se kush e kryeson gjykatën speciale.
Berisha tha se sot opozita është më e fortë se kurrë dhe bëri thirrje që të vazhdohet me betejën dhe mosbindjen civile.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Opozitën, asgjë nuk e mposht. Sot ajo është më afër se kurrë, më e fortë se kurrë, më e sigurt se kurrë, më besimplotë se kurrë në fitoren e saj. Ndaj dhe të vazhdojmë ne betejën pa kthim, mosbindjen civile pa kthim.
Ndaj kësaj diktature të bazuar në aleancën me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve; ndaj këtij regjimi që bën gjithçka për një Shqipëri pa opozitë; ndaj këtyre lakejve, puthadorëve që nga mëngjesi gjer në darkë sulmojnë opozitën në emër të Shqipërisë pa opozitë; ndaj hanxharëve të krimit në drejtësinë e turpit, drejtësinë e turpit dhe njëherë, e qenieve të shpërfytyruara, e qenieve të degraduara nga ryshfetet dhe pengmarrja.
Do merrni vesh se kush kryeson gjykatën speciale. Do merrni vesh shpejt se çfarë përfaqëson Maneku-Gjoka. Se ç’përfaqëson Dumani-Kraja. Se ç’përfaqëson Sadush e kompani.
Miqtë e mi, beteja çdo ditë bëhet më jetike. Çdo ditë bëhet më epike. Çdo ditë që shkon, ecim më të sigurt drejt fitores.
Ndaj dhe duke u përshëndetur ju me përzemërsi, do t’i çoj një mesazh prapë Edvin Surrelit.
Të më falin banorët e Surrelit, se me aktin e parë do i shpëtojmë edhe ata prej atij banori që nuk është vetëm e keqja e Surrelit, është e keqja e Tiranës, është e keqja e Shqipërisë, është e keqja e shqiptarëve. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!
sali berisha
Politike
24 February 2024, 19:25
r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha i është rikthyer sërish vendimit të Gjykatës së Lartë ndaj gazetar...
Politike
24 February 2024, 19:09
r.ll
Sali Berisha
PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS:
PD denoncoi që ditën e parë me forcën më të madhe agresionin barbar t...
Politike
24 February 2024, 18:58
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit nga dritarja e banesës, ka folur për dy vjetorin e fi...
Politike
24 February 2024, 16:14
r.ll
edi rama dhe giorgia meloni
ITALI- Brenda datës 24 mars 2024, Italia duhet t'i derdh Shqipërisë fondin e garancisë prej 16.5 milion&eu...
Politike
24 February 2024, 15:28
r.ll
flamur noka
TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka ka folur pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë ka dhënë një d...
Politike
24 February 2024, 14:29
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat...
Politike
24 February 2024, 14:27
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Belind Këlliçi, në emër të Partisë Demokratike denoncoi Bashkinë e Tiranës, për...
Politike
24 February 2024, 13:47
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin e Këshillit të Internacionales Socialiste në Madrid.
Nd&...
Politike
24 February 2024, 12:22
h.k
Jamarber Malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltez ka bërë publike ditën e sotme letrën që i ka dërguar SPAK në lidhje...
Politike
24 February 2024, 12:10
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Gazmend Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka dhënë mesazhin e tij në solidari...