9 September 2022, 10:58
Nga A.B
Sali Berisha
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan paketën e prezantuar nga Qeveria një ditë më parë, si 'gjoja ndihmëse'. Nga Shkodra, Berisha u shpreh se Rama nuk ndihmon qytetarët me paketën e shpallur mirëpo favorizon vetëm klientelën e tij.
Gjithashtu, ai shtoi se Rama ka shkatërruar mjedisin e biznesit, duke mos lejuar konkurencë të ndershme.
'Vetëm dje, Edi Rama dhe qeveria e tij tregoi fytyrën e tij të vërtetë dhe të pamëshirë ndaj shqiptarëve.
Ai paraqiti një paketë ndihmëse prej 50 milionë eurosh, ndërkohë që ka fituar 400 milionë euro nga rritja e çmimeve. Ai vendos më shumë për luksin e tij, vendos më shumë, shumë më tepër, për klientelën e tij.
Jo vetëm kaq, por dje ai njoftoi rritjen e çmimeve të energjisë për ata që konsumojnë mbi 800 kilovat.
Tani unë u jap një shifër ju, se këta gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë. Regjistrimi i vitit 2011, tregonte se 340 mijë familje shqiptare kishin më shumë se një banesë. Tani kjo përqindje është më e lartë. Tani ky do i gjobisë në mënyrë cinike, të pashpirt. Po kush goditet me këtë? Goditet shtresa e mesme, goditen mjekët, inxhinierët, biznesi i vogël. Këta nuk e përballojnë dot më jetën. Këta detyrohen të largohen. Dhe mbetet Rama dhe oligarkët e tij dhe njerëzit që ai i varfëron. Dje kisha një të ri, që kishte ardhur nga Italia para disa vitesh. U trishtova. Më tha se po shes ato dy biznese në një fushë shumë interesante, sepse këtu nuk mund të shtyhet më. Ka shkatërruar mjedisin e biznesit.
Njoftoi dje se rritet me 42 lek kilovati për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë. Do të thotë se rritet 4.4 herë. Ne nuk kemi të drejtë të bëjmë krahasime me Zvicrën, Gjermaninë dhe Francën.Por a kemi të drejtë të bëjmë krahasime me Kosovën, me Maqedoninë? 8 vite më parë e kishim rrogën mesatare mbi 20 përqind më të lartë se Kosova dhe Maqedonia.'- tha Berisha.
sali berisha
Politike
9 September 2022, 10:54
A.B
Takimi
TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar një takim i përbashkët i OSBE-së me komisionin e Reformës Ad...
Politike
9 September 2022, 10:15
A.B
Sali Berisha
SHKODËR- Kryedemokrati Sali Berisha ishte i pranishëm ditën e sotme në Postribë, aty ku mori pjesë në cerem...
Politike
8 September 2022, 23:24
e.k
Tedi Blushi
TIRANË- Çështja e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe përfshirja ose jo e kreut të Partisë së...
Politike
8 September 2022, 23:27
F.M
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula
TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula thotë se nuk kanë nxje...
Politike
8 September 2022, 23:24
F.M
Gentjana Sula
TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula tha se ka pasur një rast kur një person publik ka kërkuar k...
Politike
8 September 2022, 23:22
F.M
Gentiana Sula
TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula tha se ende nuk ka marrë një letër zyrtare për pa...
Politike
8 September 2022, 23:21
F.M
Gentiana Sula
TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula u shpreh se Autoriteti për publikimin e emrave ndjek dy rrugë të...
Politike
8 September 2022, 23:21
F.M
Gentiana Sula
TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula u shpreh se një dokument arkivor ka ka dy elemente, autentiuciteti ...
Politike
8 September 2022, 23:04
e.k
Gentiana Sula
TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula, tregoi sot se pse i është drejtuar parlamentit në lidhje me ras...
Politike
8 September 2022, 22:59
e.k
Gentiana Sula
TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve Genta Sula tregoi sesi u vu në lëvizje Autoriteti i Dosjeve për rastin e ...