LIVE UPDATES
Politike

"Partitë e vjetra i kanë ezauruar forcat e tyre", Arlind Qori: "Lëvizja Bashkë" në programin politik ka përparësi, përfshirjen e shoqërisë në zgjidhjen e problematikave

Qori u shpreh se partia e tij "Lëvizja Bashkë" ka një program politik të majtë dhe si përparësi, përfshirjen e shoqërisë në zgjidhjen e problematikave.

2 April 2025, 17:45 Nga r.ll
"Partitë e vjetra i kanë ezauruar forcat e tyre", Arlind
arlind qori

TIRANË- Kryetari i "Lëvizjes Bashkë", Arlind Qori ka folur ditën e sotme lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat janë vetëm 40 ditë larg. Qori u shpreh se partitë e vjetra i kanë ezauruar forcat e tyre dhe kanë humbur dimensionin e seriozitetit dhe të raportit organik me shoqërinë. Sipas tij, arsye të tjera që do i dëmtojnë rivalët e tij kryesorë në garë, janë legjitimiteti dhe morali politik.

“Çdo gjëje i vjen fundi. Fatmirësisht edhe të keqes i vjen fundi. 35 vjet janë shumë. Partitë e vjetra i kanë ezauruar forcat e tyre, kanë humbur dimensionin e seriozitetit dhe të raportit organik me shoqërinë. Sot partitë e vjetra, PS-ja dhe PD-ja, janë tërësisht ilegjitime, në kuptimin që asnjë njeri që takon në rrugë nuk të thotë që unë votoj me bindje për to. Unë mendoj që kësaj radhe kanë për të qenë shumë herë më pak se kurdoherë tjetër, sepse kriza e legjitimitetit politik dhe moral të këtyre partive sa vjen e theksohet,” tha Qori.

Ai u shpreh në intervistën në Radio Televizionin Shqiptar se partia e tij "Lëvizja Bashkë" ka një program politik të majtë dhe si përparësi, përfshirjen e shoqërisë në zgjidhjen e problematikave.

“Ne duam ta transformojmë shtetin në një shtet zhvillimor, që mëkëmb shëndetësinë, arsimin, kujdesin social, vendos minimumin jetik. Gjithashtu jemi për një shtet të së drejtës, që me seriozitet lufton korrupsionin, evazionin fiskal, informalitetin në punë e shumëçka tjetër. Mirëpo asgjë nga këto nuk është e realizueshme nëse shoqëria nuk merr pjesë. Për ne politika nuk është thjesht komandë nga lart-poshtë, por është përfshirje, pjesëmarrje në jetën politike, sociale, ekonomike, sepse pa përfshirjen e qytetarëve edhe idetë më të mira do të mbesin në baltovinën e burokratizmit politik dhe të neglizhencës, siç jemi mësuar. Partitë e tjera kanë qenë gjithmonë të heshtura, të mekura kur ka qenë puna për të folur për oligarkinë ekonomike, për të denoncuar kapjen e shtetit nga oligarkia ekonomike. Ne jemi e vetmja parti që shtrojmë për zgjidhje çështjen e të drejtave në punë. Punëtorët janë me qindra mijëra në Shqipëri dhe janë totalisht të braktisur nga shteti. Ligji më pak i zbatuar sot në Shqipëri është Kodi i Punës,” u shpreh Qori.

Për kryetarin e Lëvizjes Bashkë, këto zgjedhje të përgjithshme kanë nxjerrë edhe një herë në pah “hipokrizinë” mes kundërshtarëve të tij të mëdhenj dhe paqartësinë programore të partive të reja. Sipas Qorit, shtylla që mund të tronditet pas garës politike do të jetë ajo e drejtësisë.  Ai u shpreh se ndarja e sotme qeveri-opozitë është një ndarje fiktive. Sipas tij, një pjesë e mirë e partive opozitare hera-herës bashkëqeverisin me Partinë Socialiste, sidomos kur vjen puna te ligjet e rëndësishme. Qori shtoi më tej se ekziston një probabilitet shumë i lartë që pas zgjedhjeve, PD dhe PS, nëse do të kenë së bashku një shumicë kushtetuese, do të ndryshojnë ligjet e reformës në drejtësi, duke zhdukur institucionet e reja të drejtësisë.

“Mua më çudit fakti që në fletën e votimit ka për të pasur 9 parti që deklarohen se janë të djathta, 1 parti si Partia Socialiste që deklarohet përtej së majtës dhe së djathtës dhe 1 parti që deklarohet e së majtës, që është Lëvizja Bashkë. Mua vërtet më çudit pse ato 9 partitë e tjera nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të hyrë në një koalicion.

Ndarja e sotme qeveri-opozitë është një ndarje fiktive, sepse një pjesë e mirë e partive opozitare hera-herës bashkëqeverisin me Partinë Socialiste, sidomos kur vjen puna te ligjet e rëndësishme. Ka një probabilitet shumë të lartë që pas zgjedhjeve, PD dhe PS, nëse do të kenë së bashku një shumicë kushtetuese, do të ndryshojnë ligjet e reformës në drejtësi, duke zhdukur institucionet e reja të drejtësisë,” tha ai .

arlind qori zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin