LIVE UPDATES
Politike

PD denoncon skemën e hemodializës: 5.3 miliardë lekë për privatin në 3 vite, KLSH ngre pikëpyetje për kontratat

Ajo tha se, ndërsa qeveria ka një koncesion 10-vjeçar me kompaninë “DiaVita”, për pesë qendra të hemodializës, shteti ka vijuar të paguajë edhe spitale private për të njëjtin shërbim.

9 September 2026, 12:19 Nga I.A
PD denoncon skemën e hemodializës: 5.3 miliardë lekë
Genta Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, denoncon financimin paralel të shërbimit të hemodializës nga shteti, duke iu referuar dokumenteve zyrtare të KLSH-së dhe FSDKSH-së. Ajo tha se, ndërsa qeveria ka një koncesion 10-vjeçar me kompaninë “DiaVita”, për pesë qendra të hemodializës, shteti ka vijuar të paguajë edhe spitale private për të njëjtin shërbim.

Vangjeli deklaron se vetëm në vitet 2020–2022, spitalet private të përfshira në skemë kanë marrë 3.05 miliardë lekë, ndërsa pesë qendrat koncesionare kanë përfituar 2.29 miliardë lekë. Në total, sipas shifrave të përpunuara nga KLSH mbi të dhënat e FSDKSH-së, bëhet fjalë për rreth 5.34 miliardë lekë fonde publike.

PD e konsideron veçanërisht problematike faktin që sipas auditimit të KLSH-së, kontratat me spitalet jopublike janë lidhur drejtpërdrejt, pa procedura prokurimi apo konkurruese. Vangjeli ngre gjithashtu dyshime për pagesa të dyfishta, pasi KLSH ka evidentuar se nuk identifikoheshin pacientët që ishin planifikuar të trajtoheshin në qendrat koncesionare, por që në fakt merrnin shërbimin në struktura të tjera private.

Deklarata e Plotë:

Dokumentet zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zbulojnë një skemë financimi të hemodializës që ngre pikëpyetje shumë serioze për ligjshmërinë, transparencën dhe përdorimin e parave publike.

Bëhet fjalë për një situatë ku shteti shqiptar ka lidhur një kontratë 10-vjeçare koncesionare për hemodializën me shoqërinë ‘DiaVita’, ndërkohë që, paralelisht, FSDKSH ka financuar të njëjtin shërbim përmes kontratave me spitale private.

KLSH ka konstatuar se këto kontrata me spitalet private janë lidhur drejtpërdrejt, pa zbatuar procedura prokurimi apo procedura konkurruese.

1. KONCESIONI I DIALIZËS: 8.62 MILIARDË LEKË 10 VJET

Më 10 shkurt 2016, Ministria e Shëndetësisë ka lidhur kontratën koncesionare për ofrimin e shërbimit të hemodializës në pesë qendra rajonale: Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan, me afat 10 vite, çmimi i përcaktuar është 11,203 lekë për seancë.

Vlera e parashikuar e koncesionit është 8,622,931,792 lekë.

Dokumentet zyrtare të prokurimit konfirmojnë objektin, kohëzgjatjen, vlerën dhe çmimin e shërbimit.

2. PARALELISHT, SHTETI KA VAZHDUAR TË PAGUAJË SPITALET PRIVATE PËR TË NJËJTIN SHËRBIM

Raporti zyrtar i KLSH-së për terapinë renale është i qartë: përveç koncesionit, FSDKSH ka lidhur kontrata me spitale jopublike për ofrimin e hemodializës.

Spitalin Amerikan Gjirokastër;

si dhe ofrues të tjerë privatë.

KLSH i ndan këto pagesa qartësisht nga pagesat për pesë qendrat e koncesionit, të cilat i identifikon si ‘Koncesion’.

Pra kemi dy kanale financimi publik për të njëjtin shërbim:

FSDKSH→DiaVita→Koncesioni i hemodializës.

Vetëm për periudhën 2020–2022, sipas tabelës zyrtare të KLSH-së, pagesat për hemodializën kanë qenë mbi 30 milion euro për hemodializë në strukturat e Spitalit Amerikan dhe rreth 22.9 milion euro për 5 qendrat e koncesionit.

TOTALI I PAGESAVE PËR SPITALET AMERIKANE

4. DHE SA KA PAGUAR SHTETI KONCESIONARIN?

Në të njëjtën tabelë të KLSH-së, pesë qendrat koncesionare figurojnë veçmas:

Kjo do të thotë se vetëm gjatë viteve 2020–2022, pesë qendrat e koncesionit kanë marrë rreth:

Spitalet Amerikane: 3.052 miliardë lekë

Koncesioni/DiaVita: 2.293 miliardë lekë

TOTALI: rreth 5.346 MILIARDË LEKË

për financimin publik të shërbimit të hemodializës për këto dy kanale.

Këto shifra janë përpunuar nga KLSH mbi të dhënat e FSDKSH-së.

5. Problemi tjetër është që KLSH thekson se: KONTRATAT ME PRIVATIN U LIDHËN PA PROKURIM

KLSH shkruan në mënyrë të drejtpërdrejtë se gjatë viteve 2020–2022 FSDKSH ka financuar spitale jopublike për hemodializën përmes kontratave vjetore.

Por më pas audituesit konstatojnë:

‘Këto kontrata janë lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa zbatuar procedura prokurimi apo procedura konkurruese.’

Sipas auditimit, aktet ligjore dhe nënligjore të përdorura nga FSDKSH për lidhjen e këtyre kontratave nuk përcaktonin që këto shërbime duhej të përzgjidheshin drejtpërdrejt pa procedura prokurimi apo procedura të tjera konkurruese.

Po kështu, aktet e nxjerra nga FSDKSH nuk përcaktonin procedurën e publikimit, afatet për oferta, mënyrën e vlerësimit, peshën e kritereve apo procedurën e sigurimit të kontratës.

Pra pyetja është e thjeshtë:

Nëse nuk është bërë tender dhe nuk është zhvilluar procedurë konkurruese, mbi çfarë procedure u zgjodhën subjektet private që morën miliarda lekë nga buxheti?

Këtë përgjigje qeveria dhe FSDKSH duhet ta japin publikisht.

6. KLSH THOTË SE SHËRBIMI PRIVAT DHE KONCESIONI KRIJOJNË PREMISA PËR PAGESË TË DYFISHTË

Pasi nuk bëhej identifikimi i pacientëve kronikë që ishin planifikuar të trajtoheshin në qendrat e koncesionit, por që në fakt e merrnin shërbimin në qendra të tjera të dializës të mbuluara nga spitalet private.

Sipas KLSH-së, kjo bënte të pamundur identifikimin e pacientëve që:

paguheshin sipas seancave faktike në spitalin privat;

ndërkohë ishin parashikuar për trajtim në qendrat e koncesionit;

dhe për të cilët koncesionari përfitonte pagesë sipas projeksionit.

klsh pd genta vangjeli

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin