Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Me anë të video të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama tha se rezultati është fryt i një pune intensive gjatë një viti për përmirësimin e performancës së nxënësve shqiptarë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të rezultateve të testit ndërkombëtar PISA 2025, duke e cilësuar arritjen e Shqipërisë si një rezultat të jashtëzakonshëm. Në një transmetim live në Facebook, Rama tha se rezultati është fryt i një pune intensive gjatë një viti për përmirësimin e performancës së nxënësve shqiptarë.
Kryeministri theksoi se Shqipëria ka arritur rezultatin më të mirë ndonjëherë në PISA dhe se tashmë renditet e para në rajon. Sipas tij, performanca e nxënësve në PISA 2025 përbën një arritje të rëndësishme për sistemin arsimor shqiptar. Rama nuk la pa shënjestruar edhe kritikët, duke thënë se prindërit e nxënësve janë mbytur nga balta e jargët e gjithfarë lloj vemjesh në kanalet sociale, që nuk lënë orë e minutë pa nxjerrë helm për çdo gjë.
“Ka ditë që çohem për në punë me idenë që kjo është detyra. Ka ditë që shkoj në punë me një mendim që e përcakton ditën rezultati i një çështjeje që është në tryezë, e ka ditë si kjo e sotmja që shkohet në punë me një kënaqësi shumë të madhe, sepse dje morëm një rezultat/ një dëftesë për të cilën kemi punuar shumë fort. Kemi punuar shumë fort për një vit të tërë për të adresuar realisht aty ku duhet të gjitha pikat e nevojshme. Shqipëria dje ka marrë një dëftesë të jashtëzakonshme, është një dëftesë që u takon atyre që janë drita e syve të këtij vendi, nxënësve tanë. Kemi dalë si asnjëherë më mirë në testin PISA 2025. Një test i cili përcakton nivelin e të nxënit për fëmijët e arsimit parauniversitar në matematikë, shkencë dhe lexim. Jo vetëm kemi bërë një përparim të jashtëzakonshëm pas atij momenti çoroditjeje që shkaktoi COVID, ku të gjitha vendet ranë dhe ne patëm një rënie të ndjeshme, që na dha një shuplakë pas një periudhe të mëparshme rritjeje, të butë, por konstante.
Sot jemi faktikisht të parët në rajon. Të parët në rajon duke zënë vendin që kemi ambicie të zëmë në çdo drejtim dhe në çdo sektor. Në këtë rast i bën një nder shumë të madh jo vetëm qeverisë, por i bën një nder shumë të madh në radhë të parë të gjithë atyre që kanë në duar fëmijët tanë. I bën një nder shumë të madh edhe drejtuesve të shkollave, natyrisht pas mësuesve. Kemi bërë një punë kolosale. Shkolla e drejtorëve është një histori e qartë suksesi. I bën një nder shumë të madh vendit si i tillë, sepse krijon një lehtësi psikologjike prindërve, prindërit e mbytur nga balta dhe jargët të çfarëdolloj dhembjeje në kanalet sociale. Që ngarkojnë psikologjikisht gjithë popullatën. Është një rezultat fantastik dhe inkurajues i jashtëzakonshëm, një rezultat që flet për punën shumë të mirë të bërë nga Ministria e Arsimit dhe ndjehem shumë mirë. Shqipëria del e para në rajon në një test të së ardhmes”, tha Rama.
Gjatë transmetimit live, qytetarët e pyetën Ramën për rezultatin e PISA-s dhe punën e qeverisë në arsim. Disa e kritikuan duke thënë se kjo është një histoi koti, ndërsa të tjerë thanë se merita u takon nxënësve. Ndërkohë, një qytetar tjetër e pyeti Ramën se çfarë ka bërë gjatë 12 viteve në qeverisje.
Në përgjigje, Kryeministri tha se përmirësimi i rezultateve në PISA është një arritje e madhe dhe sipas tij, pas saj qëndron edhe puna e bërë nga qeveria në arsim. Ai theksoi se Shqipëria ka rritur ndjeshëm pikët dhe ka kaluar disa vende që sot janë pjesë e Bashkimit Europian.
"Është një histori koti, thotë Eda Hoxha (shikuese në LIVE), thotë histori koti për një test kaq të rëndësishëm. Nxënësit e kanë marrë vetë rezultatin, shkruan një tjetër lexues, por po të ishte vetëm për nxënësit, nuk do të ishte ky përmirësim. Çfarë ke bërë në 12 vite, shkruan një tjetër. Këtë kam bërë, këtë arritje të madhe, për të cilën nuk flet askush. Jo vetëm kemi bërë kërcim të jashtëzakonshëm pikësh, por kemi lënë pas edhe disa vende që sot janë në BE. Si po gënjej unë? Unë po them diçka që është thënë botërisht dje në shpalljen e rezultateve. Ky vend më të mirën e ka vetëm përpara, duan apo s’duan ata që s’duan. Tani mbërrita, vazhdojmë punën”, shprehet Rama./Dosja.al
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së zhvilluar para Parlamentit, duke akuzuar poli...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj përplasjeve mes policisë dhe protestuesve dit...
Ferit Hoxha TIRANA- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar ashpër në lidhje me varrimin e&nbs...
Iris Luarasi TIRANA- Deputetja e PS-së, Iris Luarasi ka reaguar pas përplasjes që pati me protestuesit pak para fillimit të seanc&eum...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka folur për mënyrën se si po funksionon industria e mbrojtjes në...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar ditën e sotme se KAYO është mënyra ses...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka folur për denoncimin e tij ditën e djeshme për amerikano-izraelitin Ron Yeff...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se kreu i organizatës kontrollon segmente të caktuara të drejt&eum...
Flamur Noka TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka paralajmëruar ministren e re të Shëndetësisë, Klodiana Sp...
Klodjana Spahiu TIRANA- Seanca e parë plenare për sesionin e ri parlamentar sapo ështe mbyllur. Gjatë kësaj seance, Kuvendi mirato...