20 July 2026, 08:48
Nga D.S
pd
TIRANË- Partia Demokratike po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së bojkotit dhe rikthimit në sallën e Kuvendit, pikërisht në momentet e fundit të sesionit parlamentar përpara pushimeve të verës.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka urdhëruar deputetët të përgatiten për një skenar pjesëmarrjeje në seancën e sotme, ku në fokus janë rezolutat për institucionet e drejtësisë. Përmes një komunikimi zyrtar, Bardhi ka thirrur grupin parlamentar në një mbledhje urgjente në orën 11:00, vetëm 60 minuta përpara nisjes së seancës plenare.
Demokratët e kishin nisur bojkotin e seancave më 2 korrik, në shenjë solidariteti me protestat qytetare që rrethuan godinën e Parlamentit. Megjithatë, ndërsa Kuvendi përgatitet të mbyllë punimet javën e ardhshme, klima mbetet e tensionuar.
Përtej vendimmarrjes së opozitës, qytetarët kanë paralajmëruar një tjetër protestë sot para Kuvendit, duke dëshmuar se përplasja politike mbetet mbizotëruese ndaj dialogut në këtë fund-sezoni parlamentar.
“Të hënën, datë 20 Korrik, ora 11:00 do te zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD, në seli. Është caktuar seancë plenare të hënën, ora 12:00. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë”, njofton kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi./Dosja.al
pd
Politike
20 July 2026, 08:12
D.S
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në një seancë plenare të ngjeshur, ku fokusi kry...
Politike
19 July 2026, 19:00
D.S
GAZMENT BARDHI
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se ka...
Politike
19 July 2026, 17:15
D.S
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë pritet të mbajë të enjten, më 23 korrik, seancën e...
Politike
19 July 2026, 16:32
D.S
Selia LDK
KOSOVË- Tubimi i paralajmëruar për t'u zhvilluar pasditen e së dielës para selisë së Lidhjes Demokr...
Politike
19 July 2026, 13:32
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e Grupit Parlamentar një orë para seancës së radhës plenare,...
Politike
19 July 2026, 13:07
G.M
Pamje
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në teatrin “Petro Marko” në Vlorë...
Politike
19 July 2026, 10:45
E.d
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar kundër planit të publikuar në media për reform&...
Politike
18 July 2026, 20:44
E.d
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku është shfaqur në tubimin e vendosur para...
Politike
18 July 2026, 16:40
E.d
Glauk Konjufca dhe Albin Kurti
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të bëjë më shumë për ta d&eum...
Politike
18 July 2026, 14:10
D.S
Ina Zhupa
SARANDË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur akuza të rënda ndaj administratës së Bashkis&eu...