9 March 2023, 21:50
Nga F.M
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka komentuar vendimin e bërë publik sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhje lidhur me regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje. I ftuar në “Open”, Alibeaj tha se ende nuk ka një vendim të shkruar e të firmosur në lidhje me atë që Celibashi deklaroi për mediat dhe se do të merret një vendim kur fjalët e kryekomisionerit të jnë të hedhura në letër. I pyetur nëse ish-kreu i PD-së Lulzim Basha do të paraqitet apo jo në KQZ, Alibeaj tha se mund të ndodhë edhe që ai të sëmuret, por s'mund të mbetet selia blu pa u futur në zgjedhjet lokale.
"Jam i kujdesshëm për të mos ushtruar asnjë lloj influence ndaj institucioneve. E dëgjova paksa teksa bënte një artikulim mbi çështjen e regjistrimit të PD. Në fakt edhe tani nuk ka një vendim një shkresë nga zoti Celibashi që të radhisë arsyet që e çuan në atë përfundim. Alpha e një institucioni është që komunikimi të bëhet me shkresë. E mira është që arsyet të jenë në letra. Përgjigja e vetme që kemi marrë është që nuk ka një vendim të shkruar e të vulosur. Për regjistrimin e një partie duhet një deklaratë ku kryetari merr një zotim se partia nuk do të përfshihet në shitblerje votash apo veprime të ngjashme. Pretendimi mesa duket është që nuk delegohet, si dokument ky është. Me anë të të cilit marr përsipër si ushtrues i detyrës së kryetari të partisë, të gjitha detyrimet. Pyetja që kam është në cilin nen apo dispozitë është parashikuar diçka e tillë? Marrim një rast sikur një kryetar partie, sëmuret dhe bie në koma. Çndodh? Partia nuk regjistrohet? A ka të tjerë persona që mund të përfaqësojnë këtë vullnet për partinë? Mesa duket o është një keqlexim i zotit Celibashi i nenit 64 ose ka një tjetër prapaskenë. Jam nënkryetar dhe në mungesë të kryetarit që ka dhënë dorëheqjen e ushtroj unë këtë detyrë dhe për këtë ka një autorizim i nënshkruar nga Basha dhe në pikën 2 thuhet: Të nënshkruajnë deklaratën në emër e për llogari të kryetarit të partisë ku përmendet zotimi për mospërfshirje në aktivitete të paligjshme. Ish kryetari i partisë para dorëheqjes dhe një autorizim drejtuar nënkryetarit që jo vetëm në procese administrative por edhe në procesin elektoral,"- tha Alibeaj.
enkelejd alibeaj
Politike
9 March 2023, 21:46
F.M
Ilirjan Celibashi dhe Grida Duma
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi është shprehur se Partia Demokra...
Politike
9 March 2023, 20:26
k.m.
Arben Ahmetaj dhe Edi Rama
TIRANË- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorët e Strukturës së Posa&ccedi...
Politike
9 March 2023, 19:47
F.M
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka deklaruar se PD e vërtetë ka si kryetar Sali Berishën dhe ka s...
Politike
9 March 2023, 19:41
k.m.
Sali Berisha
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie në Lezhë në ...
Politike
9 March 2023, 19:30
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar njoftimin e DEA-s amerikane për Shqipërinë, agjen...
Politike
9 March 2023, 19:28
Kur del drejtori i tyre dhe thotë që edhe presidenca nuk i la letrat në rregull. Këta i kanë vënë syrin presidencës t&...
Politike
9 March 2023, 17:58
k.m.
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Komisionit Qendror të...
Politike
9 March 2023, 17:27
k.m.
Arlind Qori
TIRANË- Beteja për Bashkinë e Tiranës duket se do të fokusohet vetëm mes Erjon Veliajt dhe Belind Këlli&cced...
Politike
9 March 2023, 14:30
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar vendimin e Ilirjan Celibash...
Politike
9 March 2023, 13:54
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë , Ilir Meta u pyet ditën e sotme në një konferencë me gazetar&e...